Aksidentohet autobusi në Bullgari, vdiqën 46 persona, kryesisht turistë nga Maqedonia

Të paktën 46 persona, shumica prej të cilëve turistë nga Maqedonia e Veriut, vdiqën pasi një autobus u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore. Në mesin e 46 personave që kanë humbur jetën janë edhe 12 fëmijë, mes tyre edhe dy binjakë.

Për aksidentin tragjik, Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë ka dal me njoftim.

“Denoncimi për një aksident të rëndë trafiku është bërë pak pas orës 2 të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave fillestare nga autostrada e Strumës, rreth 31 km është aksidentuar një autobus i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 45 persona. Në vendngjarje kanë shkuar me kohë ekipet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca. Si rezultat i veprimeve të tyre të shpejta, shtatë persona janë transportuar në spital për mjekim. Po kryhet një inspektim. Qarkullimi është ndërprerë në të dy drejtimet. Një organizim i përkohshëm për lëvizje përmes p.v. Dolna Dikanya dhe p.v. Daskalovo”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Në autobus kanë qenë 52 persona. Shtatë persona të cilët i kanë mbijetuar aksidentit janë në spitalin “Pirgov” në Sofje.

Autobusi maqedonas merr flakë në autostradën e Strumës, 46 të vdekur (i përditësuar)

“Në ‘Pirogov’ janë vendosur shtatë persona të gjithë me djegie në trup. Njerëzit janë në gjendje të rëndë kanë humbur familjarët”, ka thënë Maja Argirova, udhëheqëse e klinikës në “Pirgov”.

Sipas zyrtarëve vendas ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 02:00 në një autostradë 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

Kreu i shërbimit të kontrollit të fatkeqësive të vendit, Nikolay Nikolov, tha për mediat se “45 ose 46 njerëz vdiqën” në aksident ndërsa 7 pasagjerë u shpëtuan dhe u evakuuan në një spital në kryeqytet.

Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Hetimeve Bullgare Borislav Sarafov tha se shkak i tragjedisë me autobusin maqedonas mund të jetë ndonjë gabim i shoferit ose ndonjë problem teknik me autobusin.

Sipas kanalit BTV, në automjetin, i cili kishte ardhur nga Stambolli dhe ishte nisur për në Shkup, ndodheshin 12 fëmijë.

“Jam i tmerruar. Kjo është një tragjedi kaq e madhe”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev për kanalin televiziv privat BTV.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.