Albin Kurti: Hasan Prishtina, një nga kolosët e politikës shqiptare

Sot shqiptarët përkujtojnë Hasan Prishtinën, një nga kolosët e politikës shqiptare. Hasan Prishtina vdiq 86 vite më parë, i vrarë pabesisht me porosi të atyre që e donin Shqipërinë e ndarë që ta sundonin më lehtë.

Prishtina pati thënë “Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”. Nga kjo thënie, pa u zgjatur shumë dua të nxjerr thelbin. Pa rininë, neve na shuhet substanca. Është detyrë kombëtare, amanet i të parëve, program i rilindasve, që të kujdesemi dhe të punojmë për rininë. Pushteti i hajnisë e ka dëmtuar rininë tonë, e ka lënë pa shkolla e pa punë, po e përzë jashtë vendit. Hasan Prishtina na ka treguar se kjo e çon kombin në shuarje. Si vijues së punës e projektit të tij, ne sot kemi detyrën t’ia kthejmë rinisë shpresën e besimin te e ardhmja në Kosovë.

Leave a Comment

Your email address will not be published.