Albin Kurti sot në Tiranë, takim me Ramën!

I shoqëruar nga disa ministra të tij, Albin Kurti do të zbarkojë sot në Tiranë. Një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama është planifikuar jashtë ndërtesës së kryeministrisë.

Marrëveshja e Ohrit Kosovë- Serbi, e cila mori formë por pa nënshkrime, pas 10 orësh bisedime, do të jetë në qendër të takimit Rama – Kurti.

Nuk dihet saktësisht se çfarë këshillash do të kërkojë Albin Kurti nga Edi Rama, por ai aktualisht ndodhet përballë një detyrimi, atij të zbatimit të shpejtë të marrëveshjes kërkuar me ngulm nga ndërkombëtarët.

Kurti ka mbërritur rreth orës 11:00 në ambjentet e Presidencës për tu takuar me presidentin Bajram Begaj. Pritet që në këtë takim të diskutohet për marrëveshjen e arritur me Serbinë në Ohër.

Në vijim të axhendës Kurti pritet të vizitojë Kuvendin ku do të takohet me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Rreth orës 13:00 pritet të takojë kryeministrin Rama, ndërsa krerët e opozitës pritet ti takojë pas orës 15:00.

Albin Kurti mbërrin në Presidencë, pritet nga Begaj

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.