AMANETI I GJYSHËRVE TANË NA THËRRET TA NDEROJMË KUJTIMIN PËR SHKUPIN TONË TË LAVDISHËM

Në Shkupin  tonë të lashtë, në Shkupin e udhëkryqeve historike e civilizuese, ditëve të fundit po ndodhë rikthimi i dinjitetit kulturor të shqiptarëve, përmes vendosjes së një figure sublime të përmasave planetare, siç është Nënë Tereza, në  kontekstin e zhvillimeve që lidhen me barazinë gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore, në krye me drejtorin, Dr. Skender Asani dhe shoqëria civile në Shkup, po bën hapa kolosal në ridizajnimin e një fryme kombëtare që i bën shqiptarët të ndjehen krenar në vatrat e tyre stërgjyshore dhe ne pinjollët dhe trashëgimtarët e figurave të shquara të kombit, i gëzohemi kësaj fryme ringjalljeje që po ndodhë aktualisht në Shkup dhe njëherësh mbështesim çdo nismë dhe çdo aksion që vendos standarde të reja në kultivimin e traditës dhe trashëgimisë sonë shpirtërore e kulturore.

Duke rikthyer gjurmët identifikuese kombëtare në vendin ku para 110 viteve kishte lindur Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, që nënkupton themelet e shtëpisë së lindjes si dhe gjuhën e Nënë Terezës në pllakën përkujtimore që shënon origjinën e kësaj tradite, e që ndërlidhet edhe me 40 vjetorin e shpalljes së Nënë Terezës, QYTETARE NDERI E QYTETIT TË SHKUPIT, ne pasardhësit e Ismail Qemajlit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit,Bajram Currit,Elez Isufit,Idriz Seferit,e Azem Bejtes,bashkë me figurat e shquara publike të gazetarisë dhe mendimit shqiptar, i urojmë sukses Dr. Skender Asanit dhe gjithë bashkëpuntorëve të tij dhe njëherësh i inkurajojmë ata që të vazhdojnë këtë rrugë të shenjtë, sepse vetëm në këtë mënyrë ruhet i freskët kujtimi për të kaluarën e lavdishme të Shkupit tonë Dardan.   

Prishtinë, 27 qershor, 2020

Mehmet Prishtina, Gazmend Boletini,Qamil Vlora,Qamil Mata,Cezar Ndreu,Qamil Sahiti,Marin Mema,Prof.Eqrem Zenelaj,Ndricim Kulla,Elena Kocaqi.Pjer Meta,Pjeter Coli,Ladi Pjetergjokaj,Martin Berishaj,Romeo Gurakuqi,Sander Kovaci,Gjeneral Hisen Berisha,Ismet Sopi,Ismet Sylejmani,Arben Meha,Besnik Fahredin Hoti,Fatmir Shurdhaj,Viktor Merhana,Ismet Ibrahim.. .

Leave a Comment

Your email address will not be published.