Ambasada e SHBA në Beograd sot njoftoi se Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq duhet të marrë parasysh veprimet e tij lidhur me shkarravitjen e tij “Kosova është Serbi” në një kartëmonedhë prej 100 dollarësh.
“Në vend që të shkarravitë dollarin me imazhin e shkencëtarit dhe burrë shtetit amerikan Benjamin Franklin, Daciq duhet të mendohet mirë në lidhje me deklaratën e tij:
“Të jetë në luftë me veset e tija, por në paqe me fqinjët e saj, “thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA në Beograd për Radio Evropa e Lirë (RSE).
Ambasada e SHBA ka reaguar ndaj veprimit të Ministrit të Punëve të Jashtme në Qeverinë e Serbisë, Ivica Daçiq, i cili u bashkua fushatës në Internet “Kosova është Serbi” duke shkruar mbi kartëmonedhën e 100 dollarë “Kosova është Serbi” dhe emrin e tij.