Ambasadori amerikan Jeff Hovenier: Nga perspektiva amerikane vendimet e Qeverisë së Kosovës janë në rregull dhe në pajtim me marrëveshjet në Bruksel
“Ambasada amerikane nuk ka pasur ankesa apo shqetësime për këto vendime. Kemi pasur një dialog me qeverinë sa i përket implementimit të këtyre vendimeve dhe një nga arsyet përse jam sonte këtu është që të kem një bisedë me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrat. Për të dhënë një kërkesë të qartë nga qeveria e SHBA-ve. Ta shtyni implementim e këtyre vendimeve për 30 ditë”, tha ambasadori amerikan në konferencë për media.
“Kam ardhur këtu sepse jam i shqetësuar si të gjithë të tjerët me situatën sonte. Fillimisht do të flas për vendimet e qeverisë së Kosovë, për dokumentin e lejimit të futjes nga Serbia në Kosovë dhe për tabelat. Sipas SHBA-ve, të dy vendimet janë në rregull dhe në pajtim me marrëveshjet në Bruksel ”, ka thënë ambasadori amerikan në një paraqitje për media.