Ambasadori Kosnett mirëpret arritjen e vaksinave të para antiCOVID-19 në Kosovë: Jam i kënaqur që isha i pranishëm

Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett ka reaguar pas mbërritjes së 24 mijë dozave të vaksinave AstraZeneca në Kosovë.

Më anë të një postimi në Twitter, ai ka thënë se ishte kënaqësi që ka qenë në pjesëmarrës në momentin që kanë mbërritur vakisinat. Po ashtu ka sjell në vëmendje që Shtetet e Bashkura kanë një kontributë në mekanizmin Covax.

“I kënaqur që isha i pranishëm kur vaksinat e para të Kosovës arritën sonte. Shtetet e Bashkuara është një kontribuues krenare për iniciativën shumëkombëshe Covax. Së bashku ne mundemi. Vaksinohu”, shkruan Kosnett.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19, ka thënë se ky është një kontingjentit i vogël por, që ngjallë shpresë të madhe për fillimin e shpëtimit të jetës së njerëzve. Kurti ka thënë se vaksinimi do të fillojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë. Kontingjenti i parë i vaksinave që ka ardhur në Kosovë është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX.

 

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, është shprehur e lumtur me arritjen e vaksinave anti-COVID në Kosovë.

Derisa ka falënderuar të gjitha vendet që kanë kontribuuar në ardhjen e tyre, ajo ka thënë se me këtë virus askush nuk fiton derisa të gjithë të fitojnë.

“Vaksinat kanë arritur. Unë jam e emocionuar për ardhjen e vaksinave COVID-19 në Kosovë përmes COVAX. Dua të shpreh mirënjohjen time për partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre që kanë bërë të mundur këtë. Në luftën me këtë virus vdekjeprurës, askush nuk fiton derisa të gjithë ta fitojnë”.

Osmani në Twitter ka shkruar se kjo është një ditë e rëndësishme porse të gjithë duhet të jenë vigjilentë për rreziqet që sjell virusi.“Ne të gjithë jemi prekur në mënyra të ndryshme, por duhet të jemi vigjilentë dhe thelbësisht të qëndrojmë të duruar me qeverinë ndërsa ato ndërmarrin hapa për të shpëtuar jetë” është shprehur Osmani.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.