Amerika dërgon një ambasador shqiptar në Podgoricë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Malin e Zi pritet që të jetë një shqiptaro-amerikan.

Presidenti Joe Biden ka emëruar diplomatin shqiptar Bix Aliu (Begzat Azem Aliu), me prejardhje nga Maqedonia e Veriut. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, të premten.

Aliu është anëtar karriere i Shërbimit të Lartë të Jashtëm, klasë ministre-këshilltare teksa së fundmi shërbeu si i Ngarkuar me Punë, në Ambasadën Amerikane në Budapest.

Ai më herët punoi edhe zëvendësshef i Misionit të Ambasadës Amerikane në Poloni, Malin e Zi e Shqipëri.

Aliu ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, si  diplomë Master në Studime Strategjike nga Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane në Carlisle, Pensilvani.

Leave a Comment

Your email address will not be published.