E gjithë bota i ka sytë kah Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zgjedhjet presidenciale që po zhvillohen sot atje. Nga shumë analistë dhe njohës të politikave globale, zgjedhjet e sivjetshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po konsiderohen si më të rëndësishmet në vitet e fundit në SHBA.
Mediet raportojnë se deri më tani mbi 100 milionë qytetarë amerikanë kanë votuar. Joe Biden, nga krahu demokrat po e sfidon presidentin aktual nga krahu republikan Donald Trump i cili po synon edhe një mandat si i pari i SHBA-ve.
“Fitorja është e lehtë, ndërsa humbje asnjëherë nuk është e lehtë”, ka thënë Trump në një konferencë për medie.
Biden shihet në avantazh ndaj Trump me rezultat 52 për qind
Sondazh i CNN: Biden udhëheq me 52 për qind ndaj Trumpit
CNN ka publikuar rezultatin e sondazhit të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
96 milionë njerëz kanë votuar tashmë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Amerikanët kanë shansin e tyre të fundit sot (e martë) për të gjykuar presidencën e Presidentit Donald Trump.
Në zgjedhjet e 3 nëntorit vendoset nëse Trump do të vazhdojnë edhe për një mandatë të dytë, apo Biden do të dal fitues për herë të parë.
Në një sondazh të publikuar nga CNN, Biden shihet në avantazh ndaj Trump me rezultat 52 për qind për dallim të 42 për qind nga presidenti aktual.
Sondazhi i NYT: Biden është përpara në katër shtete të mëdha
Joseph Biden ka avantazh të qartë mbi presidentin Donald Trump në katër shtetet më të rëndësishme presidenciale, tregon një sondazh i ri.
Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës deri më tani ka avantazh në Veri në Wisconsin, Pensilvani, Floridë e Arizonë, shkruan lajmi.net.
Sipas sondazhit nga New York Times, epërsia më e madhe e Biden është në Winconsin ku ka dallim për 11 për qind me Trump.
Paraqitja aktuale e Biden në hartën elektorale e sheh atë në pozitë më të favorshme sesa Trump në ditën e zgjedhjeve, por gjithashtu edhe më të favorshme sesa çdo kandidat tjetër presidencial që prej vitit 2008, kur Barak Obama u bë shef i Shtëpisë së Bardhë.
Mundësia e gabimit në sondazh thuhet të jetë 3.2 pikë përqindje në Wisconsin dhe Florida; 3 pikë në Arizona dhe 2.4 pikë në Pensilvani.
Tre skenarët e zgjedhjeve amerikane: Trump apo Biden, kush do të jetë Presidenti?
Kandidati demokrat Joe Biden mund të ketë një epërsi të dukshme në sondazhe ndaj atij republikan Donald Trump, por kjo nuk i garanton atij fitoren.
Katër vite më parë, edhe Hillary Cliton pati epërsi ndaj Trumpit, por në fund rezultoi se fitoren e mori ky i fundit.
Siç raporton “Newsweek”, shancet e Donald Trump për të fituar janë përmirësuar dukshëm sipas zyrave të basteve që kanë kuotuar zgjedhjet në SHBA.
Ato i japin Trumpit 40% shans për të fituar sipas zëdhënësit të kompanisë BEtfair.
Pritet që të jetë një numër i vogël shtetesh që do të vendosin për fituesin duke qenë se sistemi elektoral në SHBA bën që një parti të marrë të gjithë përfaqësuesit e shtetit nëse fiton.
Ekzistojnë tre skenarë të mundshëm për një ditë pas zgjedhjeve, sipas analistëve politikë të BBC.
Mëngjesin e së mërkurës, qytetarët amerikanë do të përballen me tre skenaret e mëposhtme:
1. Biden fiton
Nëse realizohet ky skenar, atëhere sondazhet do të tregojnë të vërtetën, ndryshe nga viti 2016.
Biden ka një epërsi të madhe në shkallë kombëtare dhe disi më të vogël në shtete si Florida, Arizona apo Karolina e Veriut.
2-Trump fiton
Ashtu si edhe në vitin 2016, sondazhet dhe parashikimet do të dështojnë duke bërë që Trump të rinovojë mandatin.
Çelësi i suksesit të tij përcaktohet në dy shtete kryesore: Pensilvania dhe Florida.
3. Joe Biden fiton më thellë
Skenari i tretë lidhet me një triumf të thellë të Joe Biden. Wshtë diçka e ngjashme me atë që ndodhi në vitin 1980 më fitoren e Reagan ndaj Jimmy Carter.