Anija turke “Fatih” filloi shpime të reja për hidrokarbure në Detin e Zi

Anija turke “Fatih” filloi një shpim të ri në Detin e Zi, njoftoi CNN Turk. Ministri i Energjetikës dhe i Burimeve Natyrore Fatih Dönmez shkroi në Twitter, se pas veprimtarive përgatitore shpimet në pusin Turkali-1 tanimë kanë filluar dhe do të vazhdojnë 75 ditë. “Le të jetë i frytshëm”, uroi ministri. Presidenti turk Rexhep Erdogan tanimë shpalli, se gjatë shpimeve në anijen “Fatih” në Detin e Zi, Turqia ka zbuluar një fushë me një potencial prej 405 miliardë metra kub gaz. Kjo është sasia më e madhe, e zbuluar deri tani në historinë e vendit.

Leave a Comment

Your email address will not be published.