Ankthi i rrugëve të Kosovës: Nga janari 69 persona të vdekur në aksidente

Vetëm gjatë periudhës janar – gusht 2019 69 persona kanë vdekur në aksidente trafiku. Gjatë kësaj kohe kanë ndodhur mbi 10 mijë aksidente, si dhe janë shqiptuar afër 300 mijë tiketa trafiku, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

Rrugët e Kosovës muajt e fundit janë kthyer në ankth për shumë qytetarë të vendit për shkak të aksidenteve të shumta që po ndodhin në to.

Vetëm gjatë periudhës janar – gusht 2019 në Kosovë kanë ndodhur 59 aksidente me fatalitet e ku 69 persona kanë humbur jetën. Në po të njëjtën periudhë kohore në total kanë ndodhur 10.355 aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 283.090 tiketa trafiku.

Mirëpo, duke i krahasuar këto shifra me tetë muajt e vitit të kaluar, numri i aksidenteve ndonëse vazhdon të jetë alarmues, ka rënë, njofton Policia.

Ndërsa sipas Policisë dhe njohësve të çështjeve të komunikacionit në vend, shpejtësia e madhe, përkatësisht mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e trafikut, është njëri ndër faktorët kyçë që ka çuar në numrin kaq të lartë të aksidenteve.

Leave a Comment

Your email address will not be published.