Arkeologët kroat zbulojnë një helmetë ilire mbi 2 mijë vite e vjetër

Në një rajon shkëmborështë gjetur helmeta e lashtë ilire që besohet të ketë qenë aty për më shumë se dymijë vite. Helmeta pavarësisht viteve është ruajtur mirë. Ajo u gjet në malet e Zakotaracit në pjesën jugore të Dalmacisë.

Arkeologët gjithashtu kanë gjetur edhe armë të ndryshme të lashta dhe stoli të një gruaje.

Ky zbulim është bërë nga arkeologët e universitetit të Zagrebit në bashkëpunim me muzeun e Dubrovnikut, që besohet se zona ku është gjetur helmeta ilire ishte përdorur për varrimin e anëtarëve elitarë të ushtrisë.

Leave a Comment

Your email address will not be published.