Armatosja e Serbisë, kërcënim për Kosovën dhe rajonin!

Të rrezikshme për Kosovën dhe rajonin po i shohin ekspertët e sigurisë lojën e dyanshme të Serbisë – të armatoset nga Lindja e të financohet nga Perëndimi.

 

Furnizimi me armë i Serbisë nga Rusia dhe Kina sipas ekspertit të sigurisë, Nuredin Ibishi, duhet të shërbejë si alarm që edhe Kosova të ngritë kapacitetin ushtarak, me shpresë që këtë vit të hyjë në Partneritetin për Paqe.

Ibishi thotë për KosovaPress se tendencat e serbëve me manovra paraqesin kërcënim permanent për Kosovën por edhe për rajonin. Ai gjithashtu tërheq vërejtjen për shkurtimet buxhetore që i janë bërë FSK-së në kohën kur Forca është në implementim të planit 10-vjeçar të tranzicionit për t’u shndërruar në ushtri me kapacitete të plota.

“Vet kjo, aspekti i harxhimit buxhetor dhe sjellja e armatimit në Serbi, tregon që po paraqitet një kërcënim permanent për vendet e në veçanti për Kosovën, pasi që janë disa çështje që kanë mbetur, çështja e dialogut dhe tjera dhe po e kushtëzojnë në një formë kërcënuese me mundësi edhe të ndërhyrjes. Mirëpo, fati është se ne e kemi praninë ndërkombëtare të sigurisë KFORI-n, NATO-n dhe rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara. Mirëpo ne duhet të jemi të vëmendshëm me ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë të Kosovës, e cila është në fazën e tranzicionit 10 vjeçar me tri faza dhe duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm që të mos bëhen shkurtimet buxhetore, mirëpo përkundrazi të kërkohen partnerë apo donatorë me qëllim që FSK të kalojë fazën e tranzicionit, me shpresë që vitin e ardhshëm të hyjë në Partneritetin për Paqe”, thotë Ibishi.

Serbia ka shpenzuar mbi 1.1 miliardë euro apo 2.4 për qind të GDP-së për furnizim me armë. E kjo sipas Ibishit po shqetëson edhe qytetarët serbë.

“Në aspektin e buxhetit 1.19 miliardë ka harxhuar apo 2.4 për qind të GDP-së, gjë që është shqetësim edhe për qytetarët serbë, jo vetëm në aspektin e sigurisë për shtetet e rajonit se Serbia me këtë kapacitet të armatimit dhe me këto sisteme të sofistikuara që janë të panjohura, këto sistemet raketore dhe mundësia që së shpejti të vijnë edhe sistemet që janë S400-shi që ka pasur një demonstrim para pak kohësh në Serbi, pra është një rrezik permanent për vendin se sistemet ose përçimi i këtyre raketave prek të gjitha vendet e rajonit që realisht paraqet një rrezik dhe kërcënim për sigurinë jo vetëm të Kosovës por edhe për vendet e rajonit”, shprehet ai.

E kur flet për rrezikun potencial që paraqet armatimi i Serbisë, Ibishi shton se çështja bëhet më e ndërlikuar pasi Serbia furnizohet me armë edhe nga NATO.

“Ka humbur ai balancim në aspektin e forcave dhe Serbia ka keqpërdorur duke e tepruar në dy anë, në njërën anë në vitin 2006 i është bashkuar Partneritetit për Paqe në kuadër të NATO-s, dhe ajo mban statusin e ngrirë, është për partneritet por jo edhe për inkuadrim në NATO. Çështja tjetër është se ajo po armatoset në të gjitha anët. Ajo po armatoset edhe me standarde të NATO-s por edhe me jo standarde nga Rusia, Kina dhe vendet e tjera sikurse është edhe Bjellorusia dhe Turqia”, thotë ai.

Në një intervistë për KosovaPress, i pari i Kamenicës thotë se kanë dhënë kontributin e tyre maksimal për t’i bërë ballë pandemisë.

“Janë diku 29 biznese që janë mbyllur formalisht dhe i kanë pasur 43 punëtorë. Por, për hir të vërtetës, realiteti është shumë më shumë se kaq. Ne ende nuk e kemi një kulturë ku shkon e mbyllë biznesin (në institucione). Kamenica është prekur edhe pak më shumë për faktin se tek ne bizneset kryesisht funksionojnë ose gjerojnë të ardhura gjatë sezonit të verës, ku llogaritet se çdo i treti i Kamenicës është në diasporë dhe kryesisht janë në Zvicër, ku standardi është më i lartë dhe verës është një ndihmë jashtëzakonisht e madhe. E gjatë sezonit të verës, në veçanti Zvicra nuk i ka lejuar qytetarët të vijnë në Kosovë ose në vende të tjera, ka qenë gjatë shtatorit një pjesë dhe tash në kohën e festave të fundvitit po duket një ardhje më e madhe”, thotë Kastrati.

Gjatë vitit që lamë pas Kamenica u përballë me dy raste të rënda të vdekjes si rezultat i infektimit me COVID-19, e që ishin vdekja e një 27-vjeçari dhe vdekja e 5 anëtarëve të një familjeje, raste të cilat edhe Kastrati vlerëson të jenë më të rëndat për këtë komunë për vitin 2020.

E përkundër sfidave me të cilat u përballën, ai thotë se QKMF-ja ka arritur të menaxhojë pandeminë.

Krahas kësaj, Kastrati thotë se komuna është kujdesur që të ndihmojë qytetarët e saj me subvencione, për çka thekson se e gjithë ndihma që u është ofruar atyre mbetet simbolike, sidomos nëse krahasohet me ndihmën që kanë dhënë vendet e tjera për qytetarët e tyre.

“Janë mbi 400 mijë euro që janë ndarë subvencione, nëse e krahason me Prishtinën janë pak, nëse e krahason me të kaluarën në Kamenicë, veç 9 mijë euro për të gjitha kategoritë, atëherë është një vlerë e madhe. Ndihma është më shumë simbolike që komuna po e shtrinë dorën dhe po arrin të ndihmojmë sadopak. Gjithashtu, ka subvencione ku janë liruar prej krejt pagesave që është dashur të bëhen p.sh. në QKMF secili i dyshuar është liruar nga këto shpenzime dhe ka qenë përballueshme dhe ide shumë e mirë. Gjithashtu, janë subvencionuar foshnjat, studentët, shoqatat. Në përgjithësi është bërë një ndihmë, shumëfish më shumë se që ka qenë më herët, në rrethana normale, por prapë e pamjaftueshme”, thotë ai.

Komuna e Kamenicës, krahas sfidës në luftimin e pandemisë u ballafaqua edhe me protesta kundër reformës në arsim, ku kjo e fundit përfundoi në gjykatë. Gjykata Themelore në Prishtinë konsideron që reforma duhet të pezullohet, por që komuna e ka ankimuar atë në Gjykatën e Apelit.

Qëndron Kastrati thotë se do të pranojë vendimin e gjykatës, cilido që të jetë ai, porse shton se ka shumë faktorë që e bëjnë të domosdoshme reformën në arsim. E një ndër to, ai thotë të jetë edhe demografia.

Kastrati thotë se është e kuptueshme që reformat të priten në mënyrë të tillë, porse thekson se për këtë fillimisht kishte biseduar me institucionet relevante dhe subjektet politike, ku për këto të fundit thotë se janë tërhequr për shkak të interesave partiake.

Sipas tij, duhet të jenë së paku 20 nxënës në klasë që ata të kenë një edukim dhe zhvillim sa më cilësor.

“Unë paraprakisht u jam konsultuar me të gjitha institucionet relevante, me të gjitha subjektet politike dhe të gjithë më patën garantuar mbështetje që do ta shtyjnë përpara. Pastaj, kur filloi rezistenca e qytetarëve, shumë prej politikanëve mendojnë: ‘a është një moment ta fitojmë një grup vota’, dhe nuk ka mundësi me u përkrahë ajo që është e drejtë dhe e duhura për të ardhmen, për fëmijët, për arsimin. Diku 75 përqind, po flas si shkolla, si vendbanime, janë duke e respektuar reformën, por nëse e kthen në numër të nxënësve më shumë janë ata që nuk janë duke e respektuar sepse është nostalgjia në raport me fshatin. Është dallim botëkuptimesh. Për mua është me rëndësi dhe kam kërkuar që fëmijët në Kamenicë të kenë një edukim sa më cilësor dhe të kenë një zhvillim si duhet, ndërsa dikush mendon që ia vlen të sakrifikojë edhe fëmijët, që fshati ta shfrytëzojë atë objekt për shkollë, edhe pse ne jemi duke menduar t’i shfrytëzojmë ato objekte për diçka tjetër që e kanë karakterin e arsimit, edukimit”, thekson ai.

E ndër sukseset më të mëdha të këtij viti, ai thotë se është realizimi i projekteve, apo 80 përqind e buxhetit.

“Komuna e Kamenicës ka qenë një prej komunave me buxhet më të vogël dhe që është ndikuar më shumë, këto kanë qenë sfidat më të mëdha, me u marrë me pandeminë, me të cilën ende jemi duke u marrë, e me arrit t’i parandalojmë të gjitha të panjohurat, me qenë gati për secilën rrethanë. Është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe dhe jam i kënaqur për atë që kemi bërë deri më tash dhe uroj që edhe muajt në vazhdim të jetë e përballueshme për neve si institucione ta menaxhojmë. […] pas min. 1’27” Si suksese, duke e pasur parasysh edhe pandeminë, edhe masat, edhe kolegët pavarësisht prej moshës dhe gjendjes shëndetësore, jam i kënaqur që 80 përqind të buxhetit është arritur të realizohet, duke e marrë parasysh që kanë rënë shumë të hyrat”, thotë Kastrati teksa shton se në këtë aspekt ka qenë e mirëpritur ndihma e Qeverisë dhe e diasporës.

Ai flet edhe për kandidaturën e tij për mandat të dytë në krye të Kamenicës, për çka thotë se varet nga nevojat e qytetarëve. E nga posti i kryetarit të Kamenicës, Kastrati thotë se do të mund të largohej vetëm nëse do të kishte diçka më sfiduese e ku do të mund të kontribuonte më shumë.

“Besoj që është prej intervistave të fundit që ende nuk kam vendosur, por shumë shpejt besoj që duhet të vendos. […] Ndërlidhet në raport me projektet, me mësimin, me qeverisje. Unë mundohem gjatë gjithë kohës ta shtyjë veten që të mos mendoj në raport me privilegjet që t’i jep detyra e kryetarit, më shumë të mendoj në raport me përgjegjësitë dhe se a kanë qytetarët nevojë për një qasje të tillë. Tani mua më takon me paraqit ofertën, botëkuptimin, atë që mendojmë se duhet me u bë. Ju takon qytetarëve me vendosë atë që është e duhura ose e nevojshmja për kohën”, thotë ai. Krejt në fund, Kastrati uron që pandemia të përfundojë sa më shpejt dhe që bizneset të kthehen në nivelin e duhur, teksa shpreh mirënjohje për Policinë e Kosovës dhe inspektorët, për të cilët thotë se kanë kryer punën e tyre me përgjegjësi të plotë.

Leave a Comment

Your email address will not be published.