Arrestohen udhëheqësi i krimeve ekonomike dhe një epror tjetër i policisë

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një hetues të lartë policor të Krimeve Ekonomike.

Bëhet fjalë për arrestimin e hetuesit Lavdim Osmanit.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Rashit Qalaj. 

“Është e vërtetë se është arrestuar hetuesi Osmani. Diçka më shumë nuk kemi detaje, mirëpo së shpejti do të njoftohen mediat”, ka konfirmuar Qalaj.

Osmani dyshohet se është arrestuar nën dyshimin për korrupsion rreth një hetimi të cilin po e zhvillonte si zyrtar policor. Pas tij Inspektorati ka arrestuat edhe një epror tjeter policie i cili gjithashtu dyshohet per korrupsion ne te njejtin rast.

Leave a Comment

Your email address will not be published.