Arrestohet shtetasi serb në Jarinjë, sulmoi policin e Kosovës dhe i shkaktoi plagë në kokë

Një shtetas i Serbisë është arrestuar sot në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin e Policisë së Kosovës, duke i shkaktuar lëndim trupor.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një serb, i cili kishte ardhur pa dokumentacione dhe po tentonte të hynte në Kosovë dhe i njëjti sulmoi fizikisht një pjesëtar të Policisë.

Më tej thuhet se pas refuzimit për hyrjes në vendin tonë, i dyshuari N.T. ka filluar të fyejë zyrtarët policorë, që ishin në detyrë zyrtare në Pikën e Kalimit Kufitar.

“Të dyshuarit i është kërkuar nënshkrimi i dokumentit/vendimit për refuzim të hyrjes në vendin tonë. Ai nuk ka pranuar të nënshkruaj atë vendim dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

Sipas policisë, për rastin është njoftuar prokurori, kurse ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.

Leave a Comment

Your email address will not be published.