“Arrestoni Vuçiqin”, “tradhëti”: Eskalon situata në Beograd, protestuesit i afrohen Presidencës

Të djathtët në Serbi, të cilët kanë protestuar sot në qendër të Beogradit për shkak të planit perëndimor për Kosovën, në një moment kanë shembur gardhin pranë Presidencës dhe janë afruar te godina duke thirrur “ku është Vuçiq” dhe “tradhti, tradhti”.

Sipas medias serbe të afërt me regjimin N1, ata kanë qëndruar pranë hyrjes së Presidencës, derisa në vendngjarje ka arritur policia duke shpërndarë njerëzit e mbledhur aty.
Në këtë protestë, të organizuar nga organizata e ekstremit të djathtë, “Patrulla e Popullit”, u panë edhe simbolet e grupit mercenar rus, Wagner. Po ashtu, protestuesit kanë brohoritur mesazhe ofenduese ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
Protestuesit kanë brohoritur “Serbia, Rusia”.  dhe “arrestoni Vuçiqin”, ndërsa ishin larguar pas dhjetë minutash nga ndërtesa.
Organizatorët e protestës kanë kërkuar nga autoritetet serbe që të tërhiqen nga negociatat me Kosovën, shtet që ka shpallur pavarësinë 15 vjet më parë.
Kujtojmë se protesta e organizuar nga disa organizata të djathta në Serbi, ka nisur pranë godinës së Kuvendit Kombëtar.

Të djathtët e mbledhur atje janë duke protestuar kundër propozimit franko-gjerman për Kosovën, ndërsa janë duke kërkuar që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të tërhiqet nga negociatat për Kosovën.

Drejtori i zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, ka hedhur kritika të rënda ndaj protestuesve të sotëm serbë në Beograd, të cilët sipas tij “kërcënuan me vdekje presidentin e Serbisë”, Aleksandar Vuçiq.

Në njoftimin dërguar mediave, Petkoviqi ka thënë po ashtu se protesta e sotme nuk ka mundur të planifikohej më mirë as nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Tërbimi antiserb i sotëm i opozitës, grupeve ekstremiste dhe mbetjeve të regjimit të mëparshëm para ndërtesës së Presidencës, me rastin e Mbledhjes dhe Ditës së Shtetësisë Serbe, nuk mund të ishte planifikuar më mirë as nga Albin Kurti. Edhe të parët edhe i dyti kanë një objektiv të përbashkët – presidentin Aleksandar Vuçiq për shkak të luftës së tij të palëkundur për Kosovën”, tha ndër të tjera Petkoviqi në një deklaratë për media, raporton “Novosti”, transmeton Klankosova.tv.

“Huliganizmi i koalicionit antiserb tregoi sonte se programi i tyre i vetëm është thirrja për të vrarë presidentin Vuçiq. Për këtë arsye institucionet kompetente të Serbisë duhet të reagojnë urgjentisht”, u shpreh ai.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.