ARRIHET MARRËVESHJA PËR KOALICION QEVERISËS MES VV-SË E LDK-SË

Kreu i Vetëvendosjes Albin kurti ka bërë me dije se janë marrë vesh për gjitha detajet me Lidhjen Demokratike të Kosovës, teksa ka shtuar se në këtë mënyrë po jetësojnë institucionalisht vullnetin e qytetarëve.

“Na ndajnë vetëm një ditë nga Seanca e Kuvendit e Republikës së Kosovës në të cilën do të zgjedhim Qeverinë e re. Ne sot u takuam me kryetarin e Lidhjes Demokratike, profesor Isa Mustafën. U takuam dhe u dakorduam që të takohemi edhe nesër për ta zgjedhur Qeverinë e re dhe në këtë mënyrë t’a jetësojmë institucionalisht ndryshimin e madh politik të 6 tetorit. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen, jemi marrë vesh për të gjitha përveç se harmonizimit të programit edhe për ndarjen e përgjegjësive, për Qeverinë e re ku ne do të bashkëqeversim”, ka deklaruar Kurti.

Ndërkaq,lideri i LDK-së tha se marrëveshja e nënshkruar është në interes të ndryshimeve të domosdoshme që do të ndodhin në vend.

“Ne kemi arritur një marrëveshje, e vlerësojmë se është një marrëveshje e mirë që është në dobi të Kosovës është në interes të ndryshimeve të cilat domosdoshmëritë duhet të ndodhin në vendin tonë. Vlerësoj se marrëveshja është rezultat i një mirëkuptimi dhe punë të përbashkët, mjaftë të gjatë me liderin e VV-së, Albin Kurti. I kemi hulumtuar të gjitha alternativat dhe mundësitë. Ajo që dëshirojmë në të ardhmen është që kjo qeveri të jetë e suksesshme dhe t’i realizojë pritjet e tyre”, është shprehur Mustafa.

Leave a Comment

Your email address will not be published.