AUTOMJETET E SERBISË HYJNË ME KUSHTE TË REJA NË TERRITORIN E KOSOVËS

Nga sot nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve me targa RKS, ku për të vendosur rend dhe respketim të këtij vendimi, Njësia Speciale e Kosovës është vendosur në pikat kufitare në Veri.

Qeveria e Kosovës sot (e hënë) ka marrë vendim për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë në qarkullimin e automjeteve. Sipas këtij vendimi, të gjitha automjetet me targa të Serbisë nuk mund të hyjnë në territorin e Kosovës. Për të hyrë në Kosovë, automjetet që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me tagra të përkohshme (TP), të cilat mund t’i marrin në të gjitha pikat kufitare.

Rreth 15 automjete të Njësisë speciale dhe automjete shtesë të policisë, pak pas orës 5 të mëngjesit të sotëm, u vendosën pas kalimit administrativ në Jarinjë, pra përgjatë rrugës.

Disa nga automjetet janë të parkuara, siç është vendi në kthesë për Bërnjak, dhe disa prej tyre po lëvizin në rrugë, kryesisht automjete policie.


Portali në gjuhën serbe “Kossev“, shkruan se rruga tanimë është bllokuar, dhe se në mesin e qytetarëve të mbledhur janë zyrtarët e Listës Serbe – Kryetari Zoran Todiq, dhe ish -kreu i rrethit Slavko Simiq, si dhe disa këshilltarë të cilët kanë refuzuar të japin një deklaratë për mediumin, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net

Targat e përkohshme për qarkullim në Kosovë duhet të vendosen në vende të dukshme. Për pajisjen me këto targa, pronarët e automjeteve duhet të paguajnë taksë prej 5 eurosh.

Këto targa vlejnë 60 ditë prej datës së marrjes së tyre.

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ky vendim është marrë pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2014.

“MPB-ja, me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve edhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2014, ka nxjerrë vendim që aranzhon dhe obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Menjëherë pas marrjes së vendimit, në vendkalimet kufitare me Serbinë në pjesën veriore të Kosovës janë dërguar forca të shtuara të policisë.

Ministri Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës do të kujdeset për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë, konkretisht për target e automjeteve, si edhe për të reduktuar në maksimum pritjet në pikat kufitare.

Ai ka njoftuar se më 15 shtator ka skaduar afati për përdorimin e targa të automjeteve të Kosovës me akronimin “KS” dhe se këto targa duhet të zëvendësohen me target me akronimin “RKS”, të cilat janë target e vetme të ligjshme.

“Njoftojmë opinionin se nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide ‘KS’ dhe, rrjedhimisht, targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ato me denominimin ‘RKS’”, ka shkruar Sveçla.

Postimi i plotë i ministrit Sveçla:

Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Policinë e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të zakonshme si dhe me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe kushtetues, është duke kryer veprime në të gjithat pikat kufitare. Veprimet kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë- konkretisht targave të automjeteve.

Me këtë rast, MPB-ja, me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve edhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2014, ka nxjerrë vendim që aranzhon dhe obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të reduktuar në maksimum pritjet në pikat kufitare.

Njoftojmë opinionin se nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide “KS” dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ato me denominimin “RKS”.

Situata është e qetë. Policia e Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe logjistike që të mos pengojnë dhe vonojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave.

Reciprociteti për targat ka qenë i paralajmëruar

Kosova kishte paralajmëruar e vendosjen e masës së reciprocitetit për targat, gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kishte thënë se marrëveshja për targat skadon më 15 shtator dhe se Kosova nuk do ta respektojë atë njëashëm.

Deri më tani, veturat e Kosovës që kanë kaluar nëpër Serbi, është dashur t’i heqin targat e tyre ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe të vendosin targa të përkohshme prej letre.

Çështja e targave ishte e rregulluar Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, të arritur në korrik të vitit 2011, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Serbët bllokojnë rugën

Serbët kanë bllokuar rrugën në pikën kufitare për në Jarinje, derisa është parë numër i madh i forcave të Policisë së Kosovës si dhe njësia e forcave speciale ROSU, raporton Ekonomia Online.

Në protestë kanë dal edhe pjesëtarë të Listës Serbe përfshirë këtu edhe ministrin për Kthim dhe Komunitete Goran Rakiq.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve.

Dokumenti është nënshkruar nga ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në vendimin të cilin e ka bërë publik vetë ministri Sveçla thuhet se “obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës”.

Tutje në vendim thuhet se vlefshmëria e këtyre targave të përkohshme është 60 ditë.

Në orët e mëngjesit janë shtuar forcat policore në pikat kufitare me Serbinë për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi.

Kurti: Targat nuk janë dëshirë e jona, por imponim nga pala tjetër

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që vendosja e targave të Republikës së Kosovës për të gjitha automjetet me tabela të Serbisë ka qenë “imponim nga pala tjetër, e jo dëshirë e jona”.

“Targat nuk janë dëshirë e jona por imponim nga pala tjetër”, u shpreh Kurti gjatë seancës së sotme.

“15 shtatori i vitit 2021 ishte afati i fundit kur përfundimisht duhet të përmbyllej marrëveshja e arritur Brukselit për targat. MB-ja sot mori veprimet e nevojshme për konfiskimin e të gjitha targave ilegale, sikurse edhe në pikat kufitare”.

Kurti tutje theksoi se pavarësisht çfarë nacionaliteti janë poseduesit e veturave, targat jovalide po konfiskohen.

“Si kryeministër ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot për zbatimin e kësaj marrëveshje për lëvizje të lirë, nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve se rbë dhe nuk i kufizon lëvizjen e lirë qytetarëve serbë dhe pres nga të gjithë qytetarët ta kuptojnë drejtë se sot s’po ndodh diçka e jashtëligjshme, por po fillon një zbatim i marrëveshje që është pajtuar Serbia me Bashkimin Evropian”.

“Andaj i lus qytetarët serbë të vazhdojnë ritmin e përditshmërinë pa frikë se po iu cenohet ndonjë e drejtë. Ju jeni të qytetarë të barabartë”, tha ai.

Ja si duket atmosfera në veri të Koaovës:

Leave a Comment

Your email address will not be published.