“BALLKANI I HAPUR” VJEN ME DISA DOKUMENTE TË NËNSHKRUARA NGA LIDERËT RAJONAL

Qeveria e Kosovës reagoi ndaj samitit të liderëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë në Shkup, e në deklaratën e saj, pakënaqësia lexohej qartë. Kryeministri Albin Kurti nuk mori pjesë në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal.

 

“Ballkani i Hapur” është titulli kryesor i panelit në Forumin Ekonomik Rajonal që u mbajt sot në Shkup. Pjesë e këtij paneli ishin kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti serb Aleksandër Vuçiç së bashku me 250 kompani nga rajoni.

Në konferencën për mediat, kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur të tregojë se sa e rëndësishme është bashkëpunimi në rastet e fatkeqësive natyrore duke marrë sis shembull tërmetin në Shqipëri.

“Kur në nëntorin e 2019, ra tërmeti në Shqipëri ishin forcat e kërkim-shpëtimit të vendeve të rajonit, forcat e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë që na erdhën në ndihmë. Çfarë kuptuam ne nga kjo? Që bashkë jemi më të fortë. Dhe sot ne kemi firmosur një marrëveshje për të qenë bashkë, ku larg qoftë secili nga vendet përballet me një situatë të rëndë . Çfarë të keqe do të kishte për Kosovë, Malin e Zi dhe Bosnjën që të bashkoheshin në kEtë nismë. Kjo nismë hap rrugën që të bashkëpunojmë së bashku. Ku është e keqja, që helikopterët e vendeve tona të jenë të gjithë bashkë, ky është shpirti I kësaj nisme”, tha Rama.

Kryeministri Rama i pyetur për marrëveshjet që mund të arrihen me Kosovën, ai tha se kjo nismë është e hapur pa konspiracion dhe ne emër të së ardhmes, pasi e shkuara mban peng të ardhmen.

“Serbia dhe presidenti i Serbisë kanë bërë një milje shtesë që nisma të jetë gjithëpërfshirëse, të shkoj përtej Procesit të Berlinit, të pranojë lëvizjen e lirë duke bërë që të mos ketë asnjë qytetar të diskriminuar. Kjo nismë u thotë të gjithëve jeni të barabartë, përtej faktit se në nivelin shtetëror ka një çështje të hapur”, tha Rama

Në konferencën për shtyp kryeministri Zoran Zaev theksoi se marrëveshja e re sjell perspektiva të reja për Ballkani.

“Sot kemi hapur perspektiva te reja per vendet tona. Kemi vizionin e njëjtë dhe vlera të njëjta. Ballkani ka qenë i rrethuar me mure, por sot kemi ndërtuar ura. Ne sot kemi nënshkruar 2 marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim. Marrëveshja për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar. Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve. Marrëveshje për qarkullim e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit”.

Qeveria e Kosovës reagoi ndaj samitit të liderëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë në Shkup, e në deklaratën e saj, pakënaqësia lexohej qartë. Kryeministri Albin Kurti nuk mori pjesë në Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal.

Në shpjegimin që i dha Radio Europa e Lirë, zyra e shtypit e ekzekutivit kosovar theksonte se “ iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe per rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ është nje nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksohet aty.

 

 

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ai maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vucic ishin ata që e prezantuan “mini-Shengenit” ballkanik në Novi Sad të Serbisë në 10 tetor të vitit 2019. Në takimin e fundit, nisma u ripagëzua me emrin “Open Balkan” por me thelb të njëjtë. Liderët bënë thirrje që kësaj iniciative t`i bashkohen dhe vendet e tjera të rajonit. “Ne jemi këtu për të ardhmen.

Çështjet e të shkuarës zgjidhen shumë më lehtë nëse sytë janë nga e ardhmja. Me sytë nga e shkuara nuk ka çështje të së shkuarës si zgjidhje drejt të së ardhmes. Të gjitha këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi. Nuk e kuptoj për çfarë mendohet Mali i Zi e Bosnja, sepse e di për cçfarë mendohet Kosova por këto vende duhet të bëjnë maksimumin në këtë proces për veten e tyre, për njerëzit e tyre, për shoqëritë e tyre dhe për të gjithë së bashku”, tha kreu i ekzekutivit shqiptar.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.