Pas një tkurrjeje të vlerësuar prej 6.9 për qind në vitin 2020, ekonomia e Kosovës tani pritet të rritet 4 për qind për vitin aktual. Kështu ka deklaruar Banka Botërore në raportin e fundit mbi gjendjen ekonomike në Evropë.
Një raport i ri për Ekonominë, publikuar nga Banka Botërore, ka sjell në detaje edhe gjendjen ekonomike në Kosovë.
Siç thuhet në këtë raport të Bankës Botërore, pas një tkurrjeje të vlerësuar prej 6.9% në vitin 2020, ekonomia e Kosovës tani pritet të rritet 4% këtë vit.
“Pas një tkurrjeje të vlerësuar prej 6.9 për qind në vitin 2020, ekonomia e Kosovës tani pritet të rritet 4 për qind këtë vit pasi COVID-19 vendoset nën kontroll dhe besimi i konsumatorit dhe biznesit rikthehet”.
BB ka treguar se aktiviteti ekonomik u tkurr me 6.9 për qind në vitin 2020, i nxitur nga diaspora e zhytur turizëm dhe investime më të ulta.
“Qeveria dhe mbështetja e politikës së Bankës Qendrore, masat e shoqëruara me dërgesat më të larta dhe eksportet e mallrave zbutën tkurrjen. Shërimi duhet të fillojë në 2021 me rritjen e vlerës mbi 4 për qind”.
Megjithatë, sipas BB aktiviteti real ekonomik duhet të rikuperojë humbjet vetëm në 2022.
“Adresimi i pengesave strukturore për një kohë të gjatë dhe dhënia përparësi e hapësirës së kufizuar fiskale për njerëz me kthim të lartë, të investimet kapitale janë thelbësore për mbështetjen një rikuperim elastik”.
Ndërsa sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rënia ekonomike për vitin 2020 pritet të jetë 5.2 për qind, kurse aktiviteti ekonomik për vitin aktual do të jetë më pozitiv.
“Në vlerësimit të trajektores të ekonomisë gjatë fazave të hershme, Banka Qendrore ka dal me vlerësimin se do të ketë rënie rreth 3 për qind. Pastaj, në muajin shtator të 2020-së e kemi bërë një rivlerësim dhe është vërejtur se për shkak të ndikimit të pandemisë në ekonomi, rënia mund të jetë edhe më e thellë dhe kemi dal me një rivlerësim se rënia do të jetë 7.2 për qind. Tani, të dhënat të Agjencisë së Statistikave të Kosovës sugjerojnë se rënia mund të jetë pak më e vogël se 7.2 për qind, ku aktualisht e kemi pozicionin që rënia ekonomike mund të jetë 5.2 për qind për vitin 2020”.