Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se pavarësisht situatës së krijuar në Kosovë sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme, angazhimi për dialogun Prishtinë-Beograd është duke vazhduar.
“Edhe në rrethana të tilla, puna për dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit vazhdon dhe Kosova duhet të vazhdojë të respektojë të gjithë marrëveshjet e arritura deri më tani”, u tha nga Bashkimi Evropian për median serbe.
Gjithashtu u theksua se BE do të vazhdojë të bashkëpunojë me bashkëbiseduesit që ka në Kosovë dhe Serbi, lidhur me dialogun.
‘’Rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian kalon përmes dialogut. Ne ende presin që Kosova të respektojë dhe zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën”.Kosova tanimë është në një situatë aspak të zakonshme, ku të gjitha pozitat kryesore udhëheqëse në vend janë me ushtrues detyre, teksa pritet që të arrihet votimi i buxhetit për vitin 2021, si dhe të caktohet data e zgjedhjeve në një afat brenda 40 ditësh. E gjithë kjo erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me vlefshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, në votimin e Qeverisë Hoti.
Partitë politike janë deklaruar të gatshme për zhvillimin e zgjedhjeve, teksa pritet të ketë ndryshime edhe në emrat e kandidatëve për kreun e Qeverisë.