BE rrezikon të humbasë vaksinimin e 70% të të rriturve kundër COVID-19

Dyshimet për vaksinat mund të vonojnë objektivin e vaksinimit të BE me disa muaj. Një numër vendesh tashmë kanë ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca, në të cilën Evropa është mbështetur për të arritur qëllimet e saj. Kjo pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi një “lidhje të mundshme” midis vaksinës dhe një forme të rrallë të mpiksjes së gjakut.

Kompania përdor qindra burime duke përfshirë faqet e internetit të qeverisë, raportet e medias dhe njoftimet për shtyp për të mbledhur të dhëna, përpara se analistët të bëjnë parashikime.
Johnson & Johnson u aprovua nga EMA por nuk është hedhur ende në qarkullim, për shkak sigurie.

Sipas Airfinity, ka gati 20 milion vaksina që janë shpërndarë në BE, por nuk janë përdorur ende.

BE-ja ka njoftuar ditët e fundit 50 milion doza shtesë të vaksinës Pfizer do të dorëzohen në fund të qershorit, duke marrë doza totale nga ajo kompani në tremujorin e dytë të vitit në 250 milion. (Euronews)

Leave a Comment

Your email address will not be published.