BE, SHBA, Gjermania, Italia dhe Franca vënë me ‘shpatulla pas murit’ Vuçiqin: Hiq dorë nga Kosova, ose Serbinë e presin pasoja të rënda!

Pesë të dërguarit ndërkombëtarë për normalizimin e dialogut Kosovë-Serbi, kanë mbërritur në Beograd dhe raportohet se i kanë dhënë një ultimatum presidentit Aleksandër Vuçiç. Mediat vendase thonë se klima në Beograd është shqetësuese, për vetë përmbajtjen e ultimatumit.

Më herët, ndërkombëtarët kanë mbërritur në Qeverinë e Kosovës dhe janë pritur nga kryeministri Albin Kurti.

Sipas burimeve të “Novosti”, një gazetë kryesore e afërt me qeverinë, të dërguarit nga SHBA, BE, Italia, si dhe presidenti francez dhe kancelari gjerman mbërritën në Beograd për t’i dhënë një ultimatum presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Ata e kanë informuar liderin serb se refuzimi për të pranuar propozimin franko-gjerman për statusin e Kosovës, do të pasohet me sanksione dhe pasoja të tjera të rënda për Serbinë.

Presidenti Vuçiç është takuar me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Laj?ák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne.

Gjithashtu, në takim ka qenë dhe këshilltari diplomatik i kryeministres së Italisë, Francesco Maria Talò dhe zëvendësndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kjo vizitë e nivelit të lartë vjen në vazhdën e paralajmërimeve për arritjen e një marrëveshjeje bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbi bazën e planit të BE-së, apo të ashtuquajturin planin franko-gjerman për dialogun. Siç është deklaruar në media, një ndër pikat është që Serbia të heqë dorë nga Kosova dhe të njohë statusin e saj.

Leave a Comment

Your email address will not be published.