Bekim Jashari shpreh gadishmërin e familjes së tij për zgjedhjen si presidenti i Kosovës

Bekim Jashari  ka thënë që nuk e sheh të unifikuar mjaftueshëm spektrin politik dhe nëse nuk ka një marrëveshje mes palve politike as zgjedhjet nuk do jenë një zgjidhje

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka komentuar në lidhje me mundësin që Kosova të shkojë të zgjedhje nëse nuk vendoset për një president. Ai  ka thënë për Klan Kosova që nuk e sheh të unifikuar mjaftueshëm spektrin politik dhe nëse nuk ka një marrëveshje mes palve politike as zgjedhjet nuk do jenë një zgjedhje.

“Si shtet, që nga paslufta s’kemi qenë në krizë më të thellë; qoftë ekonomike, qoftë politike, por edhe “vëllazërore” si popull shqiptar që jemi. Spektri politik, nuk janë të unifikuar. Shfrytëzoj rastin, si anëtar i familjes Jashari, t’i bëj ftesë liderëve politik, që të jenë më të matur, më të kujdesshëm në situatën që jemi, sepse nuk mendoj që zgjedhjet do të na zgjidhin problemin e postit të presidentit. Mendoj që edhe pas zgjedhjeve, sërish do të jemi në situatën e njëjtë, nëse s’kanë konsensus dhe marrëveshje mes vete. Po shpresoj, që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të bëhet zgjidhja,”-ka thënë Bekim Jashari.

Sakaq është sugjeruar edhe emri i Murat Jasharit, nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, si kandidat i mundshëm për president të Kosovës. Për këtë, Jashari ka thënë se

familja e tij është  gatshme, që të kandidojë për president të Kosovës nëse është e nevojshme.

“Në situatën që jemi tani nga dorëheqja e Thaçit deri më sot, s’ka asnjë kontakt nga asnjë subjekt politik ose lider politik, qoftë me Muratin ose me mua për këtë temë. E kam thënë edhe një herë, ne anëtarët e gjallë të familjes Jashari, nuk është që i frikësohemi përgjegjësive në momente të caktuara, sepse kemi treguar edhe në të kaluarën, që dimë dhe mundemi të kontribuojmë, kur ka nevojë vendi. Unë besoj që nëse vjen deri në atë pikë, që i gjithë spektri politik, dakordohen që të propozojnë një kandidat nga familja jonë, ne do të marrim përgjegjësi. Për fat të keq është cituar familja Jashari vetëm kur kanë pas nevojë; qoftë në zgjedhje ose situata të vështira, kur kanë qenë. Por, kur kanë siç thotë populli ‘shlirë, pa asnjë telashe’, kanë harruar të vijnë në vizitë, e lëre më shumë,“-është  shpreh Jashari.

Pas dorëheqes së presidentit Hashim Thaçi nga posti, parit politike në Kosovë janë përfshirë në konflikte për zgjedhjen e një presidenti të ri. Deri më tani është vendosur si presidente e përkohëshme Vjosa Osmani, e cila mund të mbaj këtë post për 6 muaj nëse nuk vendoset për një persident të ri. Sakaq kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse nuk bihet në konsensus vendi do të shkojnë në zgjedhje të parakohëshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published.