Unë absolutisht nuk pres marrëveshje në mes të Beogradit e Prishtinës deri në tetor dhe nuk kam asnjë arsye të besoj se kjo mund të ndodhë.
Kështu ka deklaruar kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq me rastin e raportimeve të mediave se Beogradi dhe Prishtina pritet të nënshkruajnë marrëveshjen deri në tetor.
Shefja e ekzekutivit serb deklaroi më tutje se nuk ka asnjë arsye për të besuar në këtë, sepse siç tha ajo “jemi larg dialogut, dhe larg zgjidhjes përfundimtare, si dhe marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve”.