Bërnjak, dekorohen zyrtarët policorë me Medaljen Presidenciale për Siguri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka vizituar pjesëtarët e Policisë së Kosovës qëgjenden në detyrë në pjesën veriore të vendit.

Presidentja Osmani, në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se ajo, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë vizituar policët në detyrë në pikën kufitare me Serbinë në Jarinjë, në bazat policore në Jasenovik e Bërnjak dhe në kampin “Belvedere”.

Ajo ka treguar se disa njësi e zyrtarë policorë i ka dekoruar me Medaljen Presidenciale për Siguri, në shenjë vlerësimi për për shërbimin e tyre në mbrojtjen e sovranitetit dhe rendit në pjesën veriore të vendit.

“Në prag të ndërrimit të motmoteve, vizituam policët tanë në pikën kufitare në Bërnjak, bazat policore në Jasenovik e Bërnjak si dhe në kampin ‘Belvedere’.

Së bashku me Ministrin Sveçla, i falenderuam për shërbimin e tyre ndaj vendit, në mbrojtje të sovranitetit tonë e për siguri të të gjithë qytetarëve, pa dallim. Si shenjë të këtij vlerësimi, kam dekoruar njësi e zyrtarë policor me Medaljen Presidenciale për Siguri.

Po ashtu, të gjithë pjesëtarëve të policisë u uruam Vitin e Ri 2023 me dëshirën për shëndet për ata e familjet e tyre si dhe për suksese të mëtejme për Republikën tonë”,  ka shkruar Presidentja Osmani.

Vjosa Osmani dhe Xhelal Svecla së bashku me Policinë e Kosovës

Kjo vizitë e presidentes në Bërnjak vjen vetëm një ditë pas largimit të barrikadave të cilat ishin vendosur nga serbët në veri të Kosovës duke bllokuar rrugët që çojnë drejt kufirit me Serbinë.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.