Besiana Mehmedi i fali Tetovës një mbrëmje elitore me operën “Orfeo dhe Euridika”

Të transmetosh dhimbje, sfidë, dashuri, urrejte brenda 1 ore nuk është lehtë.Besiana Mehmedi ka shpjeguar që rolin e Orfeos e ka përgatitur për një muaj dhe ka qenë vepër e re për të por shumë e dashur.” Roli i Orfeos më rrënqeth ka shpjeguar Besiana ndërkohë që sa herë gjendet në opera i mungon figura e babait,atij që kishte dhënë çdo gjë që Besiana të jetë në opera”, transmeton Koha.mk

Ajo realisht është rikthyer pas një mungese të gjatë në opera dhe për herë të parë me një rol opere në Tetovē.Tetova ka mundësi shumë rrallë të ndjek opera apo fare andaj vet ngjarja ishte e rrallë.

Efekte ndriçimi, videoinçizime që të rrënqethin, interpetim vokal fantastik nga Besiana dhe koleget Slavica Galic dhe absolventja Nita Ismajli bënë që për një orë Tetova të jetë qendër elitore ku shfaqej shumë art dhe kulturë.
Kjo shfaqje erdhi në kuadër të “Verës kulturore tetovare” mbështetur në mënyrë fare modeste nga Ministria e Kulturës për të dëshmuar se kur ka entuziazëm dhe dashuri për art çdo gjë është e mundur.

Shfaqja “Orfeo dhe Euridika”është shkuar nga Ch.W.Gluck më 1762 dhe për nga tematika e saj ende mbetet aktuale.Vetëm dashuria mund te ndryshojë botën është mesazhi që ipet përmes saj.

Regjia e shfaqjes është bërë nga Trajko Jordanovski kurse korepetitor është Andrej Naunov. Gjatë vitit planifikohet që shfaqja të ipet dhe në qendra të tjera.

Leave a Comment

Your email address will not be published.