Presidenti amerikan sot ka arritur në Kiev në një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë, pavarësisht se nga mëngjesi raportohej se një delegacion i lartë i diplomatëve do ta vizitonin kryeqytetin ukrainas
Ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka publikuar fotografinë e parë të takimit mes presidentit amerikan Joe Biden dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sipas ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, vizita e Bidenit është një shenjë e rëndësishme e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për të gjithë ukrainasit.
More footage of Biden in #Kyiv, walking with President Zelenskyy pic.twitter.com/4vHMg6mi8q
— Michael A. Horowitz (@michaelh992) February 20, 2023
Në anën tjetër presidenti ukrainas, ka njoftuar se me presidentin Biden kanë biseduar për armët me rreze të gjatë veprimi dhe për pakon e re ushtarake për Ukrainën.
Ndërkaq Biden tha se “me afrimin e një vjetorit të fillimit të pushtimit brutal rus të Ukrainës, ka shkruar në Kiev që të takohet me Zelenskyn, duke ritheksuar edhe një herë përkushtimin për një Ukrainë demokratike, sovrane dhe me integritet territorial”.
One year later, Kyiv stands. Ukraine stands. Democracy stands. America — and the world — stands with Ukraine.
Рік потому Київ стоїть. Україна стоїть. Демократія стоїть. Америка – і світ – стоїть з Україною. pic.twitter.com/6i02u3aFgd
— President Biden (@POTUS) February 20, 2023