Bill Gates paralajmëron sfidën e radhës pas Covid-19: Do të shkaktojë më shumë vdekje

“Pandemia globale nuk është asgjë përpara krizës klimatike. Edhe pse numri i vdekjeve qëndron në shifra tepër të larta me këtë pandemi, ajo nuk krahasohet me shifrat që mund të vijnë nga shkatërrimet natyrore të përmbytjeve, djegieve të pyjeve dhe klimës së nxehtë, siç kemi parë që edhe janë shtuar në vitet e fundit”.

Këto janë fjalët e filantropit dhe miliarderit Bill Gates në një intervistë për televizionin amerikan CBN.

Mirëpo, miliarderi tashmë nuk ka ngritur thjesht një shqetësim për këtë kauzë kaq të rëndësishme për njerëzimin dhe i ka çuar gjërat më tej me publikimin e librit të ri: “Si të shmangim një katastrofë klimatike” ku përshkruan mënyrat dhe hapat që duhet ndërmarrë drejt këtij qëllimi global.

Duket disi e pamundur që një njeri ti imponohet botës në këtë mënyrë, por në të vërtetë besueshmëria e Gates është rritur që pas paralajmërimit që ai bëri në një Ted Talk në vitin 2015 për një pandemi globale që e priste botën dhe faktin që qeveritë ishin të papërgatitura për të.

Tashmë sfida e radhës është shumë më e vështirë sipas tij, teksa afati kohor për të arritur zero emisione duket i largët, por në të vërtetë marrja e hapave duhet të fillojë pa humbur kohë.

Leave a Comment

Your email address will not be published.