Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se rrugët janë duke u mirëmbajtur 24 orë.
“24 orë mirëmbajtje të gjitha rrugët e Kosovës. Auto-udhët, rrugë rajonale dhe nacionale janë të kalueshme dhe po pastrohet bora në ato vende që ka pasur të reshura’, ka shkruar Abrashi ai.
Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Reshje bore pritet të bie kryesisht në zonat malore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të mbetet jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s, njofton Instituti Hidrometerologjik i Kosovës.