Në Bruksel është mbajtur takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE. Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi duhet të rifillojë para fundit të qershorit.
”Dialogu do të rifillojë para fundit të qershorit siç kemi rënë dakord me kryeministrin Kurti. Nuk ka lajme të reja. Që nga takimi i fundit që pata me Kurtin. Ata kanë nevojë për kohë për t’u përgatitur”, tha Borrell, në konferencë për media.
”Nuk mund të shkojmë në pushime, para se të rinisë dialogu. Ne duhet të kemi këtë takim. Shpresoj që ata të kenë të gjithë informacionin e nevojshëm. Dhe shpresoj që të vijnë në Bruksel të përgatitur mirë”, shtoi ai.