Busti i atdhetarit Hasan Prishtina, është paralajmëruar se do të vendoset në Tropojë. Busti do të vendoset në qendër të Tropojës, në oborrin e Muzeut “Bajram Curri” në qytetin e Bajram Currit. Inaugurimi do të bëhet në nder të festës së pavarësisë së Shqipërisë dhe për ditën e inaugurimit do të njoftoj zyrtarisht Bashkia e Tropojës.
Busti është donacion nga Fondacionit “Hasan Prishtina”, i cili drejtohet nga Mehmet Prishtina – stërnip i Heroit Kombëtar Hasan Prishtinës.
Kujtojmë se z. Mehmet Prishtina, pasardhës i kësaj familje, i cili është Drejtori i Fondacionit “Hasan Prishtina” vitin e kaluar ka financuar vendosjen e busteve të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina në Dibër, Kukës, Prishtinë dhe Elbasan.