Denion Ndrenika
Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut ishte një kujtesë madhore për të gjithë viktimat e genocidit të grekëve kundër shqiptarëve etnikë të krahinës së më të rëndësishme të skajshme të Shqipërisë së Jugut, Çamërinë, e aneksuar nga Greqia pas Konferencës së Londrës të 100 vjetëve të shkuara.
Andaj, në këtë 10 dhjetor, dhimbja e mijëra viktimave, qindra mijëra të dëbuarve, të torturuarve, të asimiluarve, të të pamundurve për të shkruar e kënduar në shqip u kujtua me nderim e përulje nga përfaqëues të grupimeve politike dhe shoqërorë çamë.
Veprimtarë politikë dhe shoqërorë bënë thirrje që shoqëria dhe Shqipëria të hedhin hapat e domosdoshëm për zgjidhjen e problemeve të trashëguara nga e kaluara, siç është çështja e mbetur e shqiptarëve të Çamërisë.
Shoqata “Çamëria”, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Klubi i Patriotëve të Rinj thanë se janë krenarë në këtë 10 dhjetor për hapat e hedhur në drejtimin e duhur sidomos për sa i përket zgjidhjes së çështjes çame.
“Duam të rikujtojmë se më 10 dhjetor, katër vjet më parë, ne prezantuam përpara përfaqësive ndërkombëtare memorandumin për zgjidhjen e çështjes çame, e më pas ky material u dërgua në kancelaritë kryesore të Evropës, si edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky ishte një hap i parë por i sigurtë në drejtimin e ndërkombëtarizimit të çështjes çame”-komunikuan këta grupime.
Njejtë ata theksuan se në 10 dhjetorin e vititi 2012 u paraqit në Kuvend, rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame që “u kthye në katalizatorin e zbërthimit të një skene të shëmtuar të ndodhur një dekadë më parë me miratimin e një rezolute të ngjashme”.
“Ky, – shkruhet në deklaratë, – ishte hapi kyç që e futi çështjen çame në axhendën diplomatike të Shqipërisë”.
Pikërisht nga zhvillimet e ethshme për çamët dhe Çamërinë, komunikata rithekson krenarinë e cilitdo meqë “çështja çame ka marrë rrugën e pandalshme të zgjidhjes, duke u pranuar nga aleatët tanë ndërkombëtarë, duke qenë pjesë e dosjes zyrtare të marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe duke pasur përkrahjen e pandërprerë të të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në këto vite kanë dhënë kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në drejtimin e kombëtarizimit dhe ndërkombëtarizimit të çështjes çame”.
“Ne jemi të sigurt, se vitin e ardhshëm do të jemi akoma më afër idealit tonë dhe prandaj i bëjmë thirrje shtetit shqiptar, që në zbatim të kësaj rezolute të gjejë format ligjore dhe diplomatike të zgjidhjes finale të çështjes çame”-thuhet në deklaratë.
PDIU me 5 deputetë në Kuvend të dalë pas zgjedhjeve të përgjithshme të 23 Qershorit 2012, Shoqëria Patriotike-Atdhetare “Çamëria” dhe Klubi i Patriotëve të Rinj vlerësojnë se ka ardhur momenti që njëherë e përgjithmonë të zgjidhen të drejtat pronësore në Shqipëri, të dëmshpërblehen të persekutuarit e regjimit komunist dhe të plotësohen e të drejtave të pakicave të mëdha etnike shqiptare në vendet fqinje.
Kuvendi i Shqipërisë ka njohur Ditën e Genocidit Grek kundër Çamëve, 27 Qershorin 1944 kur qindra civilë u nxorrën nga shtëpitë dhe u vranë në Paramithi. /illyriapress