Babë Ferizi gjatë gjithë jetës së tij ndoqi vetëm një zë që ithërriste nga e kaluara e lavdishme. Ai ndoqi zërin e Hasan Prishtinës dhe e shndërroi në simfoni lirie, kurse nevepasardhësve na mbetet të shijojmë gurgullimën e tingujve qëformojnë kryeveprën e quajtur Hasanizëm, për të cilën ai nafoli me netë të tëra pranë oxhakut të vatrës në Polacin tonëtë lavdishëm Mehmet PRISHTINA Prilli i ftoft i vitit 1999 na e sjell në kujtesë shiritin e një kohe qëu shkëput për një moment nga breshëria e plumbave të armikut. Por Kosova nuk u gjunjëzia asnjëherë nga krismat hileqare tëhasmi karpatian, kurse Drenica jonë epike edhe sot e ruan në gjiamanetin e atyre që flijuan jetën për të jetuar sot të shtrenjtënlirë.Një amanet lirie edhe unë sot e ruaj me krenari, sa herë që vjen 5 prilli, i cili ma kujton babain, Ferizin, kreshnikun e familjes sëmadhe Aliuka në Polac të Drencisë. Ai, bashkë me vëllainIdrizin, dhe dy kusherinjtë Enverin e Abdylin, në luginën e Bodolit u rrethuan nga barbarët serbë në një muzg të ftoftë prillidhe pas luftës heroike disa orëshe ranë në altarin e lirisë katërAliukajt dhe nëntë të tjerë që kishin ardhur për t’u strehuar nëlagjen e Feriz Aliukajt. Sot kam shumë mallë për babë Ferizin. Ai më mungon jo vetëmsi prani fizike, por edhe si frymë, edhe si zë burri në një odë tëDrenicës ku e kaluara e lavdishme me të ardhmen bëhen bashkëdikund në një pikë, aty ku edhe vazhdon rrugëtimi im si porosivizionare nga babë Ferizi për të shkuar gjurmëve të kolositHasan Prishtina.Heronjtë lindin, ata nuk bëhen me komandë. Babë Ferizi gjatëgjithë jetës së tij ndoqi vetëm një zë që i thërriste nga e kaluara e lavdishme. Ai ndoqi zërin e Hasan Prishtinës dhe e shndërroi nësimfoni lirie, kurse neve pasardhësve na mbetet të shijojmëgurgullimën e tingujve që formojnë kryeveprën e quajturHasanizëm, për të cilën ai na foli me netë të tëra pranë oxhakuttë vatrës në Polacin tonë të lavdishëm.Edhe pas 21 viteve, flijimi i Babë Ferizit na është shndërru në sypër ta pa më pastër mëngjesin e lirisë duke dalur papengueshëmmbi kodrat e blerta të Kosovës sonë të dashur. Flijimi i tij na është bërë tik-taku i zemrave të zhuritura të qindrae mijëra prindërve që ia falën Kosovës bijtë e tyre mu në lulen e rinisë. Ai e kapërceu vijën e kuqe të mosdorëzimit, për të na dhuruarnjë liri pa vija e pa korniza, sepse ai kështu e deshti atdheun: tëmbushur me shpresën e djalërisë shqiptare për një të ardhmeçfarë do ta dëshironte edhe kolosi ynë Hasan Prishtina. Tani kur po evokoj 21 vjetorin e shndërrimit të tij në motivpavdekësie, seç më tërhoqi një faqe libri me një titull sugjestiv‘Bllaca, dhimbje e lirisë’ i publicistit dhe shkrimtrait EminAZEMI, botuar nga ITKSH në Shkup. Në atë faqe gjeta njëkronikë gazete (FAKTI, 5 prill 1999), që përshkruante ngjarjennë Luginën e Bogdolit, ku babai im ishte vra gjatë një përleshjeme forcat armike, bashkë me 12 të tjerë.Fatin e ngjajshem e ndajm shumë nga ne në Kosovë por besojper secilin prej nesh vrasja e prindit në menyrë mizore ështe njërast i veçant! Tani kur po jetojmë në një prill tjetër, jo edhe pa sfida e kontradikta, do të doja të gjithë ne së bashku të ndalemi dhe tëmendojmë për një cast për ata që flijuan jetën për Kosovën tonëtë bukur. Të mendojmë se si do të dukej e sotmja jonë pa sakrificën e të dashiurve tanë. Të mendojmë se asnjë prej neshqë sot vuajmë mungesën fizike të të dashurve tanë, nuk e kemimerituar statusin e të qenit rob modern të një shoqërie kaotikeme politikanë të papërgjegjshëm.Lavdi dëshmorëve! Prishtin. 5 prill
Shkruan: Augustin Palokaj Në kohën e betejave të brendshme politike, brutale, të pandershme, të pamoralshme dhe të rrezikshme, politikanët në Kosovë po shkaktojnë ndasi...
Kosova a është futur në një qorrsokak pa vullnetin e qytetarëve të saj, apo dikush qëllimisht po do që kilometrazhin e saj ta kthej...
Shkruan: Azgan Haklaj Asgjë nuk lind prej hiçit e për më tepër qenjet e rralla dhe humane që dhe më të shtrenjtën gjë, me...
Shkruan: Jahja Lluka Me rastin e 23 vjetorit te tragjedise se Otrantos (Ta luftojme haresen) Për t’iu ikur varfërisë, pa perspektivës, duke menduar drejt...
Vëmendja duhet të jetë te shpëtimi i jetëve të njerëzve dhe i ekonomisë së Kosovës nga shkatërrimi që po sjell furtuna e koronavirusit në...
Në kushtet kur kondicioni fiskal dhe sistemi i përgjithshëm pagesor mund të pësojë rënie, Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet të jetë më e hapur edhe ndaj donatorëve vendorë dhe...
Kryetari i LDK-së ka inicuar një mocion mosbesimi ndajQeverisë Kurti në Kosovë. Them kryetari, pasi jo e gjithë kryesiae LDK-së dhe me të drejtë, janë pro këtij mocioni. Arsyet e paarsyeshme të këtij mocioni janë cilësuar dy, të cilat po i faturohen si shkelje Kryeministrit Kurti: (i) mosheqja e plotë e tarifës doganore me Serbinë, gjë e cila po shkakton “prishje” tëmarrëdhënieve speciale të Kosovës me SHBA-në; dhe (ii) shkarkimi i Ministrit Veliu. Nuk po merrem me “arsyet” e pretenduara nga Kryetari Mustafa, pasi nuk është ky qëllimi i shkrimit, por po përpiqem të analizojë kohën e papërshtatshme nëtë cilën po ngrihet ky mocion:1. Qeveria Kurti është një qeveri legjitime, nuk ka mbushur ende100 ditë dhe i duhet dhënë koha e mjaftueshme dhe e duhur qëtë marri vendime, që vendimet e saj të japin efekt dhe këtoefekte të mund të analizohen për të kuptuar rezultatet e tyre, nëse ishin të dobishme apo të dëmshme.2. Aktualisht Kosova si pjesë e botës ku po vepron pandemia ngavurusi korona ka domosdoshmërinë jetike, që e gjithëvëmendja e qeverisë së saj dhe e kujdo instance apo individi, kushdo qoftë ai, të jetë për të ndihmuar popullatën e Kosovësnga sulmi i padukshëm i virusit, dhe jo për të vepruar dhe përt’u mbrojtur nga llogaritjet politike.3. Interesi për të mirën e Kosovës duhet të prevalojë interesin e çdo politikani, të cilët për të mbrojtur veten, flasin e flasin pa rreshtur në emër të popullatës së Kosovës.4. Situata e korona virusit është serioze dhe për politikën nëKosovë, si kudo në botë kërkohet solidaritet njerëzor, kaliminnë plan të parë i mbrojtjes së popullatës dhe jo mbrojtja e favoreve personale të personave që kanë pushtet politik dhe jovetëm. 5. Kriza politike në Kosovë ka potencial të rrisi dëmetekonomike, sociale e kulturore në vend, të cilat janë cënuar nëkëtë periudhë izolimi nga virusi korona, por mund të sjellëedhe më shumë shkatërrim, nëse lufta politike do të zhvendosetnë plan të parë.6. Destabiliteti i qeverisë së Kosovës, paqëndryeshmëria politikenë këtë periudhë pandemie, dëmton rëndë integritetin e shtetittë Kosovës në raportet rajonale e më gjerë.7. Lufta politike po zhvillohet në kohën më të papërshtashme dhelënia e Kosovës pa Qeveri në këtë kohë pandemie ështëvrastare për shqiptarët e Kosovës, por edhe për shqiptarët nëSerbi, sepse zvogëlon mbështetjen dhe ndihmën ndaj tyre. 8. Kosova një shtet i ti, me demokraci në konsolidim me institucione ende të paforcura dhe në këtë situatë emergjentenga pandemia, nuk e ka luksin të jetë e destabilizur.9. Qeveria e Kosovës sot ka nevojë për mbështetje më shumë se kurrë, por nesër, kur kjo situatë të kalojë, atëherë po, mund ta bësh copë dhe ta rrëzosh me të gjitha mjetet ligjore, gjithnjënëse ky vendim është në të mirë të Kosovës dhe jo të disaindividëve politikanë.10. Situata është përtej normales, që i kapërcen kufijtë e zakonshëm dhe populli i Kosovës ka nevojë më shumë se kurrëpër stabilitet politik, për një qeveri që të udhëheqë popullin dhetë dëgjohet, për një klasë politikanësh që të punojë totalisht përta, jo vetëm për vete. Ndaj inicimi i mocionit ndaj Qeverisë Kurti është pabesi që i bëhet popullit të Kosovës; është largim i vëmendjes nga problemetmë themelore që ka shteti më i ri në Evropë; është luftë e pastërpolitike për interesa vetjakë dhe jo për shqiptarët në Kosovë apojashtë saj. Në këtë situatë lufte të padukshme me virusin, mocionikthehet në një absurd dhe vetëm do e copëtojë dhe do e dëmtojëedhe më shumë Kosovën dhe banorët e saj. Sot, nuk është koha për të kryqëzuar Qeverinë Kurti, apo këdoqeveri tjetër po të ishte në vend të saj. Çdo largim vëmendje ngalufta ndaj virusit, është një largim vëmendje e drejtpërdrejtë ngambrojtja e popullatës. Politikanët në Kosovë kanë kohën më tëmirë që të tregojnë qoftë një herë të vetme se mendojnë përKosovën më shumë se për interesin e tyre politik, është koha përbashkëpunim mes tyre dhe ata nuk duhet të keqpërdorin besimindhe votën e qytetarëve. Ndryshe, historia do t’i gjykojë, porurojmë të mos jetë vonë për Kosovën dhe shqiptarët. Dr. Teuta Nunaj Pedagoge
Shkruan: Hisen A. Berisha Ashtu siç isha bashkë me Ju në radhet e UÇPMB, do jemi bashk edhe në sfidat e rrugës përpara.Nga të...
Shkolla më la në baltë, dhe unë e lashtë në baltë shkollën. Mësuesit silleshin si Fildvebel-a (reshterë). Unë doja të mësoja ato që doja...