Që prej 3 Nëntorit 2020 bota i drejtoi sytë drejt zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA që konsiderohen si zgjedhjet më të rëndësishme në botë për shkak te peshës e rolit të SHBA në marëdhëniet ndërkombëtare .
Por që nga momenti kur shpallet fituesi i zgjedhjeve në SHBA e deri në ditën e betimit zyrtar të presidentit të ri të SHBA më 20 Janar 2020 , në SHBA ndodh një proces interesant që është emërtuar “Periudha e Tranzicionit Presidencial(Presidential Transition Period) ” e cila zgjat afro 78 ditë ku ekipi i ri i presidentit të porsazgjedhur takohet me ekipin e presidentit në detyrë për të përcaktuar termat e “kalimit “ apo “tranzicionit” të pushtetit që dëshmon traditën e qëndrueshmërisë institucionale që karakterizon demokracinë amerikane.
Tranzicionet presidenciale kanë ekzistuar në një formë ose në një tjetër që nga viti 1797, kur ish –presidenti i parë i SHBA George Washington i dorëzoi presidencën John Adams. Ndryshimi i Nenit 20-të të Kushtetutës së SHBA i miratuar në 1933,e shkurtoi periudhën e tranzicionit presidencial duke lëvizur fillimin dhe mbarimin e mandateve të presidentit dhe e zëvendësoi datën nga 4 Mars në 20 Janar, sic është edhe sot. Ndërkohë për këtë proces janë miratuar ligje të posacme sic është “Akti/Ligji i Tranzicionit Presidencial” i vitit 1963/(Presidemtial Transition Act) që përcakton të gjitha hapat që ndiqen edhe sot dhe që është ndryshuar nga Akti i Efektivitetit të Tranzicioneve Presidenciale të vitit 1998 Akti/Ligji Presidencial i Tranzicionit i vitit 2000 .Këto ligje krijuan mekanizma zyrtarë për të lehtësuar tranzicionet presidenciale. Sipas ligjit te vitit 1963, në cdo vit kur ka zgjedhje presidenciale krijohet Këshilli Koordinues i Tranzicionit i Shtëpisë së Bardhë( White House Transition Coordinting Council) , Këshilli i Drejtorëve të Tranzicionit të Agjencive ( Agency Transition Directors Council) dhe caktimi i një Koordinatori Federal nga Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme (General Services Administration (GSA) Federal Transition Coordinator). Në bazë të këtij ligji përcaktohet një afat kohor për agjensitë federale të SHBA që të caktojnë pikat e kontaktit për të ndihmuar në përpjekjet e tranzicionit dhe për të zhvilluar planet përkatëse të kalimit dhe ai përcakton gjithashtu përgjegjësitë për Këshilli i Drejtorëve të Tranzicionit të Agjencive ( Agency Transition Directors Council)
Në mënyrë të veçantë, Ligji për Tranzicionin Presidencial e udhëzon strukturën federale të Administratës së Shërbimeve të Përgjithshme( General Service Administration- GSA ) të sigurojë lehtësi, financim prej afërsisht 5 milion dollarë, qasje në shërbimet qeveritare, mbështetje për një ekip në tranzicion dhe të sigurojë trajnim dhe orientim të personelit të ri të qeverisë dhe procedura të tjera për të siguruar një tranzicion të rregullt
Për të karakterizuar këtë process , në terminologjinë amerikane përdoret një emërtim që quhet `Rosa e Calë `(Lame Duck President) me të ciliën emërtohet Presidenti në largim për shkak se tashmë ai është pa shumë fuqi politike e ndikim se është në largim e sipër. Fraza “Rosë e Calë” u krijua në shekullin e 18-të në Bursën e Londrës, për t’iu referuar një agjenti aksionesh që nuk paguante borxhet e tij. Ky term filloi të përdorej në politikë në shekullin e 19-të dhe për herë të parë përdorimi i tij është bërë në SHBA në 14 Janar 1863 në botimin Globi Kongresual ( Congressional Globe) që në atë periudhë ishte Buletini Zyrtar i Kongresit të Shteteve të Bashkuara.
Procesi i tranzicionit fillon pasi pretendentët kryesorë presidencialë formojnë një Ekip Tranzicioni( Transition Teams) për të filluar bërjen e planeve paraprake për ndërtimin e një administrate dhe marrjen e presidencës nëse ata zgjidhen. Kandidatët kryesorë nga të dy partitë fillojnë një proces tranzicioni informal që në pranverën e vitit zgjedhor. Ndërsa shumë njerëz mund ta shohin këtë si një punë të parakohshme megjithëse në pamje të pare mund të duket e tillë, ky proces është jetik për administratën e ardhshme të një kandidati për president që mund të fitojë garën përballë atij që është në detyrë . Kjo pasi gjithcka duhet të jetë e gatshme në Ditën e Përurimit të 20 Janarit, vecanërisht për tu informuar presidenti i ri në mënyrë të plotë me gjithçka që ndodh, sidomos në lidhje me sigurinë kombëtare dhe shqetësimet kryesore ekonomike të vendit. Në vitin 2008, fushata presidenciale e Obamës e filloi planifikimin jozyrtar për një tranzicion të mundshëm presidencial disa muaj para Ditës së Zgjedhjeve. Ekipi i Tranzicionit i Obamës, i quajtur “Projekti i Tranzicionit Obama-Biden”, analizoi përpjekjet e tranzicioneve të mëparshme, funksionimin e agjencive qeveritare federale dhe përcaktoi se cilat pozicione prioritare duheshin plotësuar nga administrata e ardhshme kur të vinte në detyrë.
Për ta kryer këtë proces, cdo kandidat për president sapo merr nominimin nga partia e tij për të kandiduar përballë presidentit në detyrë , krijon atë që quhet Ekipi i Tranzicionit ( Transition Team).Stafi i Ekipit të Tranzicionit që mund të arrijë nga 150-200 vetë nuk punon për fushatën e zgjedhjes së kandidatit për president por merret me 3 aspekte kryesore si:
Së pari analiza e politikave dhe krijimin e planveprimve të caktuara që ka premtuar kandidati gjatë fushatës e që lidhen me hartimin e politikave federale apo projekt-ligjeve të caktuara që duhet t’i paraqiten Kongresit e Senatit. Kjo për shkak se presidenti i porsazgjedhur menjëherë pas ditës së inagurimit më 20 Janar , duhet t’i drejtohet kombit amerikan me fjalimin që njihet si Gjendja e Unionit ( State of Union) ku duhet të paraqesë një buxhet dhe një agendë më të gjerë për muajt e parë të presesidencës.Gjatë kësaj periudhe Ekipi i Tranzionitt ( Transition Team) merr në shqyrtim të gjithë punën e agjencive federale për të parë sesi të përputhë prioritetet e presidentit me veprimtarinë e tyre.
Së dyti merret me emërimet politike brenda administratës federale. Sipas Kushtetutës së SHBA , presidenti i porazgjedhur ka të drejtë të nominojë dhe emërojë individë për 4000 pozicione që janë pjesë e pozicioneve politike brenda administratës federale dhe që nuk janë pjesë e Ligjit të Shërbimit Civil apo Ligjit të Shërbimit të Jashtëm të SHBA.1000 nga këto pozicione kërkojnë miratimin e konfirmimin nga senati i SHBA. Ekipi i Tranzicionit ( Transition Team) merret e synon të bëjë sa më herët vettingun(vlerësimin) të personelit që do të emërohet në nivel të kabineteve të ministrive ( në SHBA për ministri përdoret termi “department”) , zëvendësave kyc në nivel ministrish (departamente) ashtu edhe përsa i përket personelit kyc në Shtëpinë e Bardhë që sipas modelit të republikës presidenciale amerikane shërben njëkohësisht si seli e qeverisë dhe presidencës së SHBA . Nga ana tjetër gjatë kësaj periudhe . Ekipi i Tranzicionit ( Transition Team) bën vettingun( vlerësimin) edhe për pozicione të tjera të rëndësishme që emërohen në nivel të ministrive të SHBA (departamente) sic janë pozicionet për Zv/Sekretar, NënSekretar dhe Asistent Sekretar . Dhe pas zgjedhjes së presidentit ata bëjnë vettingun edhe për pozicione të ashtuquajtura të Listës C, që janë emërime që i bën Presidenti por që nuk kërkojnë miratimin e Senatit.
Së treti, Ekipi i Tranzicionit ( Transition Team) për të kryer këtë detyrën e tij në bazë të ligjit për Tranzicionin Presidencial (Presidential Transition Act ) nga ana e Administratës e Shërbimeve të Përgjithshme( General Service Administration)-GSA merr mbështetje logjistike e operacionale muaj përpara se të zhvillohet ceromonia e inagurimit . Atyre u ofrohet asistencë për zyra , burime njerëzore dhe aspekte të komunikimit si IT .Për të financiuar procesin e tranzicionit, merren fonde nga sektori shtetëror qofshin fonde federale ose nga fonde private. .Psh në vitin 2016 kur u bë procesi i fundit i tranzicionit presidencial , buxheti federal i SHBA akordoi 7 milion $ për këtë proces, ku 6 milion dollarë u dhanë për aspektet e drejtpërdrejta të tranzicionit( direct transition efforts) dhe 1 milion dollar u dhanë pë orientimet për të emëruarit ( appointee orientation) .Ndërkohë për këtë proces mund të përdoren edhe fonde nga donatorë privatë ku cdo individ është i lejuar të japë deri në 5,000 $ për person.
Administrata e presidentit në detyrë që pritet të largohet i ofron bashkëpunim Ekipit të Tranzicionit vecanërisht lidhur me cështjet që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare apo të inteligjencës ( national security and intelligence issues)
Përsa i përket agjencive federale, shumica e Ekipeve të Tranzicionit(Transition Teams) krijojnë të ashtuquajturat Èkipe të Rishikimit të Agjencisë ( Agency Review Teams) dhe përdorin persona që quhen “Lidhësit( Pikat e kontaktit) të Tranzicionit në Agjenci” ( Agency Transition Liaisons) apo specialist karriere për të identifikuar cështjet kryesore për drejtorin e ri të agjencisë në mënyrë që ai të jetë gati që në ditën e parë të punës për tu njohur e ofruar zgjidhje për problemet me të cilat merret agjencia përkatëse.