Çka i shkruan Kryetari i qeverisë shqiptare Ismail Qemali në një letër shteteve të Fuqive të Mëdha?

“Kam nderin t’i njoftojë Shkëlqesitë tuaja se delegatët e të gjithë krahinave shqiptare, pa dallim feje, të mbledhur dje në Asamblenë Kombëtare në qytetin e Vlorës, shpallën Pavarësinë e Shqipërisë dhe kanë ngritur një Qeveri të Përkohëshme.

Shqiptarët po gëzohen që munden të hynë në familjen e popujve të lirë të Orientit, duke mos pasur për qëllim tjetër veç se të jetojnë në paqë dhe harmoni me të gjithë shtetet fqinje, shpresojmë se ky ndryshim i jetës politike dhe kombëtare i Qeverisë së Përkohëshme të Shqipërisë, ka për t’u njohur prej qeverive tuaja dhe evropiane.

Kryetari i Qeverisë së Përkohëshme Ismail Qemali- Vlorë” Po ashtu për këtë vendim të marrë në Kuvendin e Vlorës Ismail Qemali i njofton edhe shtetet ballkanike, Rumaninë, Malin e Zi, Serbinë, Bullgarinë, Greqinë dhe Turqinë, duke kërkuar nga ata që ta njohin (pranojnë) aktin e Pavarësisë si vullnet politikë të Kombit Shqiptar *, por fatkeqësisht as Fuqitë e Mëdha dhe as monarkitë ballkanike nuk e njohën Pavarësinë e Shqipërisë.48 Përkundrazi ushtritë e “Aleancës Ballkanike” i vazhduan luftimet në tokat shqiptare për t´i pushtuar dhe aneksuar ato. 

Leave a Comment

Your email address will not be published.