Shqipëria është një nga gjashtë destinacionet që CNN sugjeron për turistët për sezonin veror 2022 duke qenë se vendi ynë konsiderohet si vend me rezzik të ulët nga pandemia e Covid.
Sipas CNN, për të tretën javë radhazi, qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e ka vendosur Shqipërinë dhe Kosovën si vende të cilat kanë një risk të ulët për infektimet me Covid-19.
“Njerëzit që duan të bëjnë një udhëtim në Evropë, por duan të shmangin destinacionet me rrezikun më të lartë, kanë vetëm disa zgjedhje : Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, të gjitha në Gadishullin Ballkanik ose Armenia, në rajonin malor të Kaukazit”, shkruan CNN.