Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka raportuar në Kuvendin e Serbisë rreth bisedimeve me Kosovën. Aty është zotuar se nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe se nuk do të lejojë anëtarësimin e saj në OKB. Vuçiq madje ka theksuar se për këtë do t’iu shkruaj Rusisë e Kinës që ta përdorin veton e tyre.
Serbia e ka në Kushtetutë Kosovën si pjesë të saj, por Vuçiq në debatin e gjatë me parlamentarët serbë ka thënë se nuk është e vërtetë që Kosova ka qenë gjithmonë pjesë e Serbisë dhe se lufta gjithmonë ka qenë për territor.
“Njerëzit flasin se si Kosova ka qenë gjithmonë e jona. Kjo thjeshtë nuk është e vërtetë. Kanë ndryshuar pushtetet, atje kemi pasur edhe ambasadorë edhe konsuj etj., por kjo ka qenë gjithmonë luftë për territore dhe interesa vitale të dy popujve” ka thënë Vuçiq.