Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se parlamenti atje formoi grupe parlamentare të miqësisë me të gjitha vendet që nuk e njohën pavarësinë e Kosovës si dhe me ato vende që sipas tij “tërhoqën njohjen”.
Në Asamble, ku diskutimet mbi marrëveshjet ndërkombëtare janë duke u zhvilluar, përfshirë atë me Mbretërinë e Lesotos, Daçiq tha se si Ministër i Punëve të Jashtme, ai punoi në një aksion të përbashkët shtetëror që ky vend ta tërheq njohjen e Kosovës.
“Në të gjithë këtë, ne kishim mjetet për të nënshkruar marrëveshje të ndryshme, nga heqja e vizave, te bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Lesoto është një nga vendet e para që tërheq njohjen e Kosovës,” tha Daçiq, transmeton Klan Kosova.
Ai theksoi se “qeveria në Mbretërinë e Lesotos kishte ndryshuar dhe se situata duhet të monitorohej në mënyrë që të mos kishte asnjë ndryshim në këtë çështje të rëndësishme për Serbinë”, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.