Një marrëveshje përfundimtare mund të ndodhë vetëm kur Vuçiq të kuptojë çmimin që do të paguajë për pengesat. Duhet të ketë një kosto për Vuçiqin personalisht nëse ai vazhdon të mohojë realitetin dhe të pengojë progresin
Qasja e re e kryeministrit të ri të Kosovës Albin Kurti në tavolinën e bisedimeve me presidentin serb Aleksandar Vuçiq po shihet si e duhura dhe e nevojshmja për Kosovën nga analisti amerikan, David Phillips.
Megjithë këtë ndryshim të rrjedhës së negociatave nga pala kosovare, Phillips nuk sheh marrëveshje që përfundimisht iu jep zgjidhje konf.likteve mes kosovarëve dhe serbëve në një të ardhme të afërt. Por, për mossuksesin e tentativave për pajtim, ai gjen fajtore Serbinë dhe personalisht presidentin Vuçiq.
Një marrëveshje përfundimtare mund të ndodhë vetëm kur Vuçiq të kuptojë çmimin që do të paguajë për pengesat. Duhet të ketë një kosto për Vuçiqin personalisht nëse ai vazhdon të mohojë realitetin dhe të pengojë progresin”.
Qëndrimet e pales serbe, i ka paraqitur drejtori I të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Petar Petkoviq, do të jetë në Bruksel të hënën si anëtar i delegacionit të Beogradit.
Ai tha se për më shumë se 3,000 ditë, Kosova ka refuzuar të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe dhe të përmbushë detyrimet nga marrëveshja që nënshkroi në 2013, duke theksuar se Bashkimi Evropian është përgjegjës për mos formimin e këtij asociacioni.
“Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryesisht do të insistojë në formimin e Asociacionit në Bruksel, sepse ky është “shpirti” i Marrëveshjes së Brukselit dhe themeli rreth të cilit ishin dialogu dhe marrëveshjet e tjera të nënshkruara”, tha drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, përpara vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës në një nivel të lartë politik, shkruan Tanjug.
“Pa formimin e Asociacionit e Komunave me Shumicë serbe, pa të drejtat kolektive që serbët në Kosovë duhet të marrin, nuk mund të flasim për ndonjë normalizim të marrëdhënieve”, u tha Petkoviq gazetarëve në Beograd.