Deklarata e Borrellit për Thaçin ngjallë reagime në Kosovë

Artan Behrami, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi dhe gazetari Vehbi Kajtazi, kanë reaguar ndaj deklaratave skandaloze të shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në lidhje me Dhomat e Specializuara.

Behrami ka thënë se deklaratat e tilla tregojnë politizimin e skajshëm të procesit gjyqësor në Hagë.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, mori një shembull nga Kosova derisa po fliste në Forumin për të Drejtat e Njeriut në Bruksel. Ai tha se BE-ja formon mekanizma të veçantë për të vënë drejtësinë për vendet që dalin nga konfliktet.

Këtu Borrell përmendi ish-presidentin Thaçi për të cilin tha se u arrestua nga policia e tyre, EULEX dhe u dërgua për t’u gjykuar. Por, ai ia huqi edhe policisë, edhe vendit ku ndodhen Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hagën e ngatërroi me Amsterdamin.

Ish-këshilltari i Thaçit thotë se Prokuroria në Hagë është kthyer në mekanizëm që i shërben BE-së për ta shantazhuar Kosovën.

“Por, sa për dijeni të z. Borrell, Dhomat e Specializuara nuk janë mekanizëm i BE-së, por i Kosovës. Ndoshta ai e ka pasur fjalën për Prokurorinë, e cila është shndërruar në mekanizëm të BE-së për shantazh ndaj Kosovës dhe për ndryshim të historisë së Kosovës. Ligjërisht, as Prokuroria nuk është mekanizim i BE-së, por praktikisht po”, ka shkruar ish-këshilltari i Thaçit.

Ai ia ka bërë disa përmirësime deklaratës së Borrellit rreth Thaçit dhe formimit e funksionimit të Dhomave të Specializuara.

Ndaj deklaratave skandaloze të Borrellit ka reaguar edhe gazetari Vehbi Kajtazi.

“Kush je ti me arrestu dikend? A je prokuror? A je gjykatës? Kjo për këtë që po flet ky zotëriu, do të duhej të trajtohej si ndërhyrja më e madhe në sistem të drejtësisë. Thaçi dhe të tjerët meritojnë drejtësi. Drejtësia vendos nëse janë fajtor apo jofajtor.”, ka shkruar Kajtazi.

Leave a Comment

Your email address will not be published.