Dialogu Kosovë-Serbi, Lavrovi i del në krah Beogradit, kritikon Perëndimin për asociacionin: Po mashtroni serbët

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka bërë një reagim për herë të parë për dialogun Kosovë-Serbi. Lavrovi ka folur për herë të parë për asociacionin duke kritikuar Perëndimin. 


Në forumin e titulluar “Dialogu rus”, Lavorvi i ka dalë krah Serbisë duke kritikuar Perëndimin se po i mashtron për asociacionin njëlloj siç po mashtron Federatën Ruse në lidhje me marrëveshjen e Minskut.
“E njëjta histori, mashtrimi i serbëve në lidhje me Asociacionin e komunave serbe në Kosovë dhe mashtrimi i Rusisë në lidhje me Marrëveshjen e Minskut” – tha Lavrov, transmeton Danas.
Kujtojmë se Kurti ka paraqitur në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë, 6 kushtet për krijimin e asociacionit. Kurti kërkon ndryshim të asociacionit të nënshkruar më 2013 i cili u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi më 23 dhjetor të vitit 2015, se parimet e përgjithshme të Asociacionit, të dakorduara po atë vit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ishin tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës. Kushtetuesja ka thënë se ky asociacion mund të formohet, nëse harmonizohen me Kushtetutën ato parime që nuk janë në harmoni me të.

6 kushtet e Albin Kurtit: 

  • Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës;
  • Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik;
  • Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave çfarëdo të drejta për serbët në Kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi;
  • Para vendosjes së Asociacionit, duhet të shuhen strukturat ilegale në veri dhe armët ilegale duhet të dorëzohen;
  • Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes reciproke me ç’rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së;
  • Dhe e fundit, Vuçiçi të tërheq letrat mosnjohjes që ka dërguar ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian.” – tha Kurti.

Leave a Comment

Your email address will not be published.