Dialogu Kosovë-Serbi, mediat serbe i kthehen modelit të “dy Gjermanive”

Gazeta serbe “Danas”, shkruan se Perëndimi i është kthyer idesë së “dy Gjermanive”,,  të hedhur poshtë më parë nga institucionet e Kosovës si model për zgjidhjen e çështjes Kosovë – Serbi, pasi ka kuptuar se Vuçiqi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe i zv.ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, sot do të nisin vizitën në Beograd, ku do të priten edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

E para këtij takimi, gazeta serbe “Danas”, shkruan se Perëndimi i është kthyer idesë së “dy Gjermanive”,,  të hedhur poshtë më parë nga institucionet e Kosovës si model për zgjidhjen e çështjes Kosovë – Serbi, pasi ka kuptuar se Vuçiqi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës.

 

“Sipas burimeve tona ajo që së fundi është paraqitur si ide, sidomos e shteteve të forta të BE-së si Gjermania e Franca, është që marrëdhëniet Kosovë – Serbi të rregullohen ashtu që, autoritetet serbe në të ardhmen nuk do të pengojnë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Siç precizohet, përfaqësuesi i Kosovës nuk do të njihej si ambasador, derisa Serbia nuk do të ishte e obliguar që në materialet e saj gjeografike të shlyente Kosovën nga territori i saj, njësoj siç ka bërë dikur Gjermania Perëndimore që e paraqiste Gjermaninë Lindore si pjesë të përbashkët të një shteti”, ka shkruar gazeta “Danas”, transmeton Koha Ditore.

Sipas kësaj të përditshme, “edhe administrata Biden pajtohet me këtë, ndonëse do të ishte më e lumtura që dy shtetet të njihnin njëra-tjetrën”.

Nga mesi i qershorit, do të rinisë dialogu Kosovë – Serbi në Bruksel.

Leave a Comment

Your email address will not be published.