Me rastin e 106 vjetorit të ngritjes së Flamurit në Vlorë dhe shpalljes së Shqipërisë vend i pavarur, presidenti Ilir Meta ka organizuar pritjen shtetërore.
Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë dhjetëra politikanë, por edhe personazhe të tjera të fushave të ndryshme.
Midis të dekoruarve nga presidenti Ilir Meta, ka qenë edhe mikun e shqiptarve ish-presidentin kroatë, Stipe Mesiç për kontributin e tij ndaj çështjes shqiptare e sidomos për përcaktimin e tij europian dhe mbështetjen që i dha pavarësisë së Kosovës.
Të kujtojmë se presidenti Mesiç ka luajtuar një rolë konstruktiv dhe ka mbështetur fuqishëm kryeministrin e tanishëm të Kosovës, Ramush Haradinaj përgjatë kohës sa ka qenë në burgun e Hagës si i dyshuar. Presidneti Mesiç njihet edhe si një diplomat i shqiuar që ka lobuar dhe po lobon për njohje të pavarësisë së Kosovës gjithandej në ato shtet ku ende nuk është njohur Kosova si shtet.
Me ftesë të presidentit Meta, poashtu prezent në këtë ceremoni festive ishte edhe stërnipi i atdhetarit, patriotit dhe intelektualit, Hasan Prishtina.
Mehmet Prishtina me këtë rast ka faleminderuar presidentitn Meta për ftesën, ndërsa presidentit Mesiç i ka shprehur faliminderimet e tij më të sinqerta për gjthçka që ka bërë për popullin shqiptarë.
Mehmet Prishtina me këtë rast ka shkëmbyer edhe shumë biseda edhe më të pranishëm tjetër në këtë evendt lidhur me iniciativën për themelimin e Institutit “Hasan Prishtina” në Shkup.