DORA SHQIPTARE “VRET” PËR HERË TË DYTË HASAN PRISHTINËN

Data e sotme, 11.07.2024, do të mbetet në kujtesën tone si data e “vrasjes” së dytë të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina, për fatin e rënde u vra prapë nga dora shqiptare, u vra pabesisht nga të “zgjedhurit e popullit” të tij. Deputetët që sot gjeten kuraje ta ngrisin dorën që të aprovojnë heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të mbahen mend për ligësinë dhe paturpësinë që treguan, jemi të vetëdijshëm se lloji i këtyre deputeteve nuk kane memorie historike që te vlerësojnë kontributin e papërsëritshëm të Hasan Prishtinës, për këtë arsye përmes Fondacionit “Hasan Prishtina” ju kemi dërguar dy here shkresa me të cilat iu kemi bere thirrje për mos votim dhe iu kemi dhëne argumente se pse ky emër nuk do duhej të hiqej nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Siç duket për këta të mjerë, më i rëndësishëm është servilizmi ndaj bijës se grekut Dejona Mihajli, se sa vetë mbrojtja e vlerave kombëtare.

Deputet pa kurriz, servil, të poshtëruar madje nga ky nivel duken edhe të gërditshëm, si guxon që ky nivel të përfaqësoj popullin në institucionin me të lartë siç është Kuvendi i Republikës së Kosovës, një tabor i deputetëve opozitar që le frontin dhe ikën dhe tabori tjetër që pa piken e turpit qon dore mbi Hasan Prishtinën. Është e rende, që eshtrat e Hasan Prishtinës nga varri po lëkunden, është bizare të mendohet e lere me të veprohet në këtë mënyre, një kryeministër që sa ishte në opozite kishte gojën plot me emrin e Hasna Prishtinës, parapëlqente që ta krahasonin me të, sot ngre dore mbi të, një tufë deputetesh që ngjasojnë ne dele, qe ndjekin verbërisht një kryeministër të dyshimtë, të bëjnë të mendosh se a mos valle po shkon huq gjaku i derdhur për këtë shtet!

Fondacioni “Hasan Prishtina” bën thirrje që kjo çështje të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese si instance e fundit.

Po e mbylle këtë reagim me thënien e Kolosit Hasan Prishtina, thënie e cila sot është aktuale më shumë se kurrë me pare:

“Mëmëdheu qan trime e burra, por jo për qyqar e tradhtarë”.