Dorëheqja e Lleshajt nuk mjafton, të rinjtë djegin Tiranën

Për afro 3 orë, Tirana mbrëmë (e enjte) nuk gjeti qetësi. Protesta për Klodian Rashën vijoi me të njëjtat tensione si në ditën e parë të saj.

Qindra protestues u mblodhën pranë Ministrisë së Brendshme, për të mbajtur për të dytën herë revoltën e tyre. Edhe këtë herë, gazi lotsjellës nuk u kursye ndaj tyre, teksa janë nevojitur edhe autobotet me presion të lartë uji për shpërndarjen e turmës.

Protestuesit kanë djegur dhe shkatërruar objektet e pastrimit që gjendeshin në rrugë si dhe kanë dëmtuar semaforë dhe shtyllat ndriçuese përgjatë segmenteve që e përshkonin.

Të rinjtë vazhdojnë të organizohen (të premten)  në rrjetet sociale. Ata kanë paralajmëruar sërish një protestë sot në orën 18:00.

Në një njoftim viral në rrjet thuhet se kërkohet dorëheqja e Ardi Veliut, drejtorit të Policisë së Shtetit.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon arrestimin e kryepolicit Ardi Veliu.

Në një reagim, Vetëvendosje shprehet se dorëheqja e Lleshajt pas vrasjes së Klodian Rashës nga një fektiv policie nuk mjafton. Sipas Vetëvendosjes, Policia, me deklaratat e saj kundërthënëse, ka tentuar ta mbulojë krimin dhe të manipulojë opinionin publik.

“Këto akte përbëjnë krim institucional të Policisë. I dyshuari kryesor për këtë krim institucional është kryepolici Ardi Veliu”, shkruhet në një deklaratë nga VV.

Dorëheqja e ministrit Sandër Lleshaj, një nga kërkesat e protestuesve, nuk i ka tërhequr këta të fundit nga revolta e nisur. Policia shoqëroi dhjetëra të rinj pas rezistencës së vazhdueshme të tyre si dhe dhunës së ushtruar ndaj uniformave blu.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.