Doris Pack: E pabesueshme si dëshiron Serbia të hyjë në BE pas nacionalizmit që tregoi në ndeshjen Kosovë-Mali i Zi

Ish-deputetja gjermane e Parlamentit Europian, Doris Pack, pas ndeshjes Kosovë-Mali i Zi tha se ka pak shpresë që Serbia t’i normalizojë marrëdhëniet me shtetet fqinje.

Ajo këtë deklaratë e bëri për shkak të trysnisë së Serbisë ndaj trajnerit dhe lojëtarëve serbë të kombëtares së Malit të Zi që të mos luajnë me Kosovën, njofton Klan Kosova.

“Është e pabesueshme dhe Serbia dëshiron të hyjë në BE? Ky nacionalizëm i ashpër jep pak shpresë për marrëdhëniet e hershme normale midis shteteve pa të cilat ata nuk do të bëhet anëtare e BE-së”.

Trajneri serb i lindur në Mal të Zi dhe dy lojtarë kanë bojkotuar një kualifikuese evropiane kundër Kosovës pas presionit nga Serbia.

Traineri Ljubisa Tumbakoviq dhe lojtarët Marko Ivaniq dhe Filip Stojkoviq nuk morën pjesë në ndeshjen e së premtes në Podgoricë, megjithëse tre lojtarë të tjerë serbë ishin me ekipin kombëtar.

Federata e futbollit e Malit të Zi ka caktuar një takim pas lojës për të shkarkuar zyrtarisht trajnerin.

Edhe pse kombëtarja e Malit të Zi ishte vendëse nuk pati përkrahjen e tifozëve në stadium për ndeshjen kundër Kosovës, pasi që malaziasit janë dënuar nga UEFA për thirrjet raciste gjatë ndeshjes me Anglinë.

Kenneth Andresen@kennethandresen · Jun 7, 2019

The coach of the Montenegro football team boycotts his own EURO qualifying match against Kosovo (together with 2 players) after pressure from Serbia. https://www.washingtonpost.com/sports/dcunited/montenegro-serbs-under-pressure-not-to-play-against-kosovo/2019/06/07/47f40fd6-8946-11e9-9d73-e2ba6bbf1b9b_story.html?noredirect=on&utm_term=.db9c16e5a185 …Montenegro: Serbs under pressure not to play against KosovoEthnic Serbs on Montenegro national team under pressure to boycott European Championship qualifier against Kosovowashingtonpost.com

Doris Pack@pack_doris

unglaublich, und Serbien will In EU?Dieser plumpe Nationalismus gibt wenig Hoffnung für baldige normale Beziehungen zwischen den Staaten, ohne die sie nicht Mitglied der EU werden.103:12 PM – Jun 8, 2019Twitter Ads info and privacySee Doris Pack’s other Tweets

Leave a Comment

Your email address will not be published.