Me ftesën e Shoqatës Korabi, z. Mehmet Prishtina, në cilësinë e Drejtorit të Fondacionit “Hasan Prishtina”, mori pjesë në ingaurimin e monumentit Nene Tereza, në qytetin Firmo në Kalabri të Italisë, vend ky i banuar me Arbëresh.
Në këtë eveniment morën pjesë shumë personalitete të nderuar nga të gjitha anët ku ka shqiptar, siç janë përfaqësues të shoqatave të ndryshme që merren me ruajtjen dhe ngritjen e trashëgimisë kombëtare shqiptare në botë, kryepeshkopi i Arbëreshëve të Italisë dhe shumë figura të rëndësishme të jetës publike si dhe shumë Arbëresh të cilët ia rriten madhështinë këtij inaugurimi.
Pjesëmarrja e Drejtorit të Fondacionit “Hasan Prishtina” përkon me aktivitetet e shumta në kuadër të 150 vjetorit jubilar të lindjes dhe 90 vjetorit jubilar të vrasjes së Heroit Kombëtar Hasan Prishtina. Mesazhi i z. Mehmet Prishtina nga qyteti Firmo i Italisë ishte, ruajtja dhe kultivimi i unitetit kombëtar, ruajtja e trashëgimisë se pasur të popullit shqiptar dhe promovimi i këtyre vlerave përmes metodave bashkëkohore, e gjithë kjo me qellim të ngritjes se çështjeve te trashëgimisë kombëtare historike dhe kulturore shqiptare anekënd globit.
Në këtë eveniment, z. Mehemt Prishtina, në cilësinë e përfaqësuesit të trungut familjar të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina, takoi përfaqësuesin e familjes Kastrioti, familjes emblematike të Heroit Kombëtar me përmasa botërore Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Ata shkëmbyen mendimet rreth gjendjes së shqiptareve që jetojnë dhe veprojnë jashtë atdheut, në këtë takim morën pjese edhe z. Muharrem Salihu – afarist dhe aktivist i shquar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptareve në Serbinë jugore, Edmond Hajrizi – Rektor i Universitetit UBT, Naim Belushaj- Drejtor i Unionit të Bizneseve në Botë.