Drejtori i Fondacionit ”Hasan Prishtina” takim vëllazëror me Unionin e Shoqatave Shqiptare në Greqi


Caffe of Idea – ProfDino Kubati ndan mirënjohjen dhe medaljen e artë “Aleksandri i Madh” për Mehmet Prishtinën – Drejtor i Fondacionit “Hasan Prishtina”


Drejtori i Fondacionit “Hasan Prishtina” z. Mehmet Prishtina, me ftesë të Shoqatës “Lushnja” po qëndron në vizite tek Komuniteti Shqiptar në Greqi. Ai zhvilloj takime vëllazërore me organizata të ndryshme, me sipërmarrës si dhe takoj në veçanti shumë bashkombas të cilët jetojnë dhe veprojnë në Greqi.
Ai mori pjesë në organizime festive në nderë të festave të nëntorit, ku njëherësh me propozim të Prof. Dino Koubatis i cili kishte propozuar që nga organizata “Cafe of Ideas” , në nderim dhe vlerësim të kontributit të tij në fushën e altruizmit dhe ruajtjen e vlerave te trashëgimisë kulturore si dhe te arritura si altruist, z. Mehmet Prishtina u nderua me çmimin “Aleksandri i Madh”. Ky është një çmim ndërkombëtar që ju jepet personaliteteve të ndryshme në kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e altruizmit, ky çmim u nda me date 10.11.2024 në ambientet e Bashkisë se Ishullit te bukur Sallamina në rrethinën e Athinës.

Z. Prishtina, zhvilloj takime edhe me Unionin e Shoqatave Shqiptare në Greqi, z. Ardian Daullja, Andrea Ferizi, Arian Tullumi etj. ku zhvilluan biseda për mënyrën e bashkëpunimit me Fondacionin :Hasan Prishtina” dhe Unionin e Shoqatave dhe Komunitetin Shqiptar Selaniku.
Drejtori i Fondacionit “Hasan Prishtina” ishte i ftuar në kremtimin e festave të Nëntorit nga Lidhja e Mësuesve Shqiptar në Athin z. Jovan Mhilli dhe Mësuesja e gjuhës shqipe Lefteri Metkaj, për të cilët Fondacioni Hasan Prishtina ndau mirënjohje me motivacionin për kontributin e tyre të çmuar në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare tek komuniteti shqiptar në Greqi. Në këtë ditë të shendimit të festes se Pavarësisë se Shqipërisë, morën pjese edhe znj. Belinda Balluku – zëvendëskryeministre e Republikës së Shqipërisë, z. Petrit Malaj – Ministër i Financave në Republikën e Shqipërisë dhe shumë personalitete nga jeta publike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriu dhe Greqi.
Z. Prishtina, në vigjilje të festave të nëntorit, uroj të gjithë shqiptaret duke kërkuar më shumë angazhim në shtyrjen përpara të idealeve të rilindësve tanë. Ai falënderoj veçanërisht Dr. Luan Zyka dhe Komunitetin Shqiptar Diaspora Selanik, të cilët janë një urë e fortë lidhëse e shqiptareve në Greqi.

Leave a Comment

Your email address will not be published.