Shënimet e një studenti në diasporë
Në shtator 2013 filloja vitin e parë të universitetit, rrëmuje e madhe e fytyra të panjohura gjithkund.
Jetoj ne Friuli Venezia Giulia, një nga rajonet më në veri të Italisë. Pra isha në Universitetin e Udines – Polo Pordenone.
Me dukej vetja si i vetmi i huaj dhe zakonisht gjëja e parë që te vjen ndërmend është të gjesh ndonjë bashkatdhetar për të shkëmbyer dy fjalë e të fillosh të krijosh atë rreth miqsh për të përballuar këto vite studimi.
Tentativa të zbrazura kotë, më duket se isha shqiptari i vetëm. Mbas 3 orëve të para dalim jashtë për pushim dhe akoma në tentativë për të dëgjuar fjalë shqip nga ndonjë aty afër.
Diçka po më kapte veshi, por ishte një gjuhë aq rudimentale dhe e vjetër sa nuk e kuptoja mirë theksin.
Mendova me vete mbase janë shqiptarë nga Kosova ose Maqedonia, o Mali i Zi dhe flasin dialektin e tyre, vetë jam nga jugu.
Gjatë këtyre viteve në Itali shumicën e shoqërisë se përditshme (çunat, si i themi ne) janë nga Maqedonia dhe Kosova, te tjerët çam, të gjithë vëllezër bashkë me pak fjalë!
Ndërkohë dëgjoja akoma atë gjuhë që disi ndonjë fjalë e kuptoja, disi asgjë!
Ditët në vijim arrijë të jem afër me personat që kisha parë atë ditë te flisnin e bëj miqësi, nuk ishin shqiptare, nuk ishin italian (atyre mos i thuaj italian se nuk identifikohen si italian), por ishin nga Karnia e Friulit.
Karnia është zona e Alpeve që fillon lart qytetit të Udines dhe arrin në kufi me Austrin, ku merr emrin rajoni Karinthia.
Lind aty kureshtja ime dhe u them që disa fjalë, edhe se me shumë vështirësi arrija t’i kuptoja, disa fjalë të tjera i kuptoja fare thjesht, ishin njësoj si shqipja.
Giuliano, një nga këta djem e kam mikë te mirë edhe sot, dhe me të gjithmonë kur takohemi mundohemi te gjejmë akoma fjalë të përbashkëta, disa fjalë që janë njësoj si shqipja;
piròn (gjuhë friulane të Karnie-s) piron/pirun (Shqip)
carrega (gjuhë friulane të Karnie-s) karrige/karrëge (Shqip)
mustace/i (gjuhë friulane të Karnie-s) mustaqe (Shqip)
a chasielis (gjuhë friulane të Karnie-s) në kasolle (Shtepi, në shqipen e vjetër)
vin/ven (gjuhë friulane të Karnie-s) verë/vena (Shqip/Geg)
Jam i sigurt që sa më tej të vijoj studimi midis gjuhës friulane të zonës së Karnies dhe shqipes së vjetër, do të gjejë shumë e shumë fjalë të tjera të njëjta.
Por si është e mundur kjo? Giuliano gjithmonë më ka thënë që nuk e mban veten për italian mbasi midis atyre maleve shumë te larta kanë ruajtur prejardhjen e tyre, dhe preferon më mirë ta quaj veten Celtik e jo italian.
Po të dëgjoni fabulat e tyre, traditat pagane që akoma sot e kësaj kohe i kanë trashëguar, simbolet me yje e cjap, do të kuptonit më shumë se nga këto rreshta.
Referimente letrare:
Karnët – Celtikët (450 p.h.s)
Rreth shekullit X-VII p.h.s. Paleo-venetët, të thirrur nga grekët “Oi Enetòi”, me origjinë ilire, të prejardhur nga grupi i madh indo-evropian, “u stabilizuan përgjatë pjesës veriore të detit Adriatik, duke përzënë Euganët, te cilët jetonin midis detit dhe maleve”; kështu shkruan historiani latin nga Patavium (Padova) Tito Livio (59 p.h.s. – 17 p.h.s.) në shkrimet e tij “Annales ab Urbe condita”.